Zyrtarja e OBSH: Omicron nuk do të jetë varianti i fundit i Covid-19

Një zyrtare e lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se më e keqja nuk ka kaluar ende. Maria van Kerkhove e bëri paralajmërimin në një kohë kur një sërë shtetesh po shënojnë ulje të rasteve me Covid-19, pas pikut të arritur me varinatin Omicron.

“Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Britania e Madhe, që ka një nivel të lartë të imunitetit të popullsisë nga infeksioni dhe mbulimi i vaksinal, do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jeni në një fazë tjetër të pandemisë.

Megjithatë nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot, ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e tyre të parë … Është një problem global dhe duhet ta trajtojmë me zgjidhje globale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të përfundojë me këtë valë të fundit me Omicron, dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”, tha van Kerkhove për BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?