Home Aktualitet Brataj flet p...

Brataj flet për situatën e Covid-it dhe paralajmëron: Lufta mund të krijojë një variant të ri

40
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dha alarmin se lufta në Ukrainë mund të çojë drejt daljes së një varianti të ri të koronavirusit.

I ftuar në News24, Brataj tha se grumbullimi i madh i ukrainasve nëpër bodrume, qëndrimi aty për një kohë të gjatë, në ambiente të pa ajrosura dhe të ftohta, mund të çojë drejt përhapjes së madhe të koronavirusit, gjë që mund të krijojë një variant të ri të virusit, i cili do të përhapej në të gjithë botën.

Një masë shumë e rëndësishme është vaksinimi nga mosha 12 vjeç e lart për të gjithë. U pa se vektor i transmetimit të sëmundjes janë moshat e vogla të pavaksinuara. Synojmë që të kemi një popullsi të mbrojtur. Jemi ende në pandemi, mendohet të kalojmë në endemi pas verës, por asgjë nuk është sërish e sigurt. Tani na u shtua dhe lufta, ku kaluam nga një luftë e padukshme në një luftë të dukshme. Ukraina është 44 milionë njerëz, ku shumë janë mbledhur nëpër bodrume, në një kohë të gjatë, në ambiente të mbyllura, të ftohta, që do të thotë se mundësia e përhapjes së infeksionit është shumë herë më e madhe. Kjo përhapje do të krijojë probleme. Omicroni nuk do të lërë njeri pa kapur, i vaksinuar apo i pavaksinuar qoftë. Duke parë numrin e madh të grumbullimeve, mund të lindë ndonjë variant i ri, pasi Rusia dhe Ukraina nuk janë dhe mirë me nivelin e vaksinimit. Po doli variant i ri, ne e kemi parë që përhapet në të gjithë botën”, tha Brataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit