Home Sporti Ceferin: Agne...

Ceferin: Agnelli nuk ekziston për mua, klubet rebele do marrin dënimin që meritojnë!

13
0

Krijimi në mënyrë të beftë i Superligës Europiane la një shijet hidhr kreun e UEFA-s, Alexander Ceferin, edhe pse ky kompeticion ka dështuar pa nisur ende, pasi 9 nga 12 klubet nismëtare hoqën dorë brenda 72 orëve nga lancimi.

Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, Ceferin nuk e fsheh mllefin që ka për ish mikun e tij të ngushtë, Andrea Agnellin, president i Juventusit dhe njëri prej nismëtarëve të këtij kompeticioni.

“Sa më përket mua, ai njeri nuk ekziston më. Mendoja se ishim miq, por më ka gënjyer deri në momentin e fundit. Më thoshte që të mos shqetësohem, pasi nuk ka asgjë, por ndërkohë kishte firmosur projektin një ditë më parë dhe po përgatiste lancimin.

Në këtë betejë unë i ndaj palët në tre kategori. Kam vënë Agnellin në të parën, pasi është diçka personale me të. Në kategorinë e dytë vendos presidentët që i konsideroja mjaftueshëm miq dhe më vjen keq që nuk më thanë asgjë mbi atë që po planifikonin. Në kategorinë e tretë janë drejtuesit me të cilët nuk kisha afrimitet, që gjithsesi edhe ata do të marrin ndëshkimin e tyre për gjithë sa ndodhi”, tha kreu i UEFA-s.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit