Home Aktualitet Champions Lea...

Champions League/ City shkatërron Bayernin në ndeshjen e parë, Interi mund Benficën në Portugali (VIDEO)

829
0

Manchester City dhe Interi hipotekojnë kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League. Skuadra e Guardiolës shkatërroi në shifrat 3-0 Bayernin në “Etihad Stadium”, duke e bërë një mision thuajse të përfunduar.

“Qytetarët” do të shënonin që në minutën e 27-të, falë një perle nga distanca e Rodri-t, i cili e stampoi topin në trekëndëshin e portës së Sommer. City ishte dominues në fushë dhe në pjesën e dytë do të realizonte dy gola të tjerë.

Në minutën e 70-të, Haaland jep një krosim fantastik për Bernardo Silvën, i cili edhe pse shtatshkurtër e ka të gjithë hapësirën për ta dërguar topin në rrjetë për herë të dytë. 6 minuta më pas, skuadra e Guardiolës pas një tjetër aksioni model, realizon sërish me Erling Haaland, i cili shënon me një goditje të saktë me të djathtën.

Interi ndërkohë mori një fitore 2-0 në transfertën ndaj Benficës. 45 minutat e para nuk do të sillnin asnjë gol. Në fillimin e së dytës, do të ishte Barella që do të shënonte pas një krosimi në zonë nga Bastoni. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Romelu Lukaku, i cili do të shënonte golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 82-të. Interi pritet të mos ketë probleme në ndeshjen e kthimit në Milano. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit