Home Aktualitet Zetori futet ...

Zetori futet në rrugë pa drita, makina italiane e godet/6 të plagosur, mes tyre dhe dy femijë

303
0

6 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident në Lushnje. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnje në fshatin Pirrë. Shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Mjeti bujqësor nuk lejohet të futet në këtë aks, ndërsa mjeti me targa italiane nuk e ka parë dhe i ka rënë nga pas zetorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit