Home Sporti Dalin në shit...

Dalin në shitje biletat e derbit Tirana-Partizani, ja sa janë çmimet

94
0

Tirana nxjerr në shtije biletat e derbit me Partizanin, që do të zhvillohet të shtunën, në orën 19:45. Klubi kryeqytetas, për të pasur prani sa më të gjerë në “Air Albania”, ka vendosur çmime të pranueshme për të gjitha tribunat.

Kështu, në tribunat pas porte, ku do të akomodohet tifozëritë “ultras”, një biletë do të kushtojë 400 lekë, ndërsa në tribunën përballë 800 lekë. Kuptohet që në tribunën VIP çmimet janë më të kripura dhe variojnë nga 3000 deri 5000 lekë.

Të interesuarit do t’i gjejnë biletat në pikat e shitjes:

– Stadiumi “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00-19:00

– Vetëm ditën e Premte dhe të Shtunë në stadiumin “Air Albania”.

Mund të jetë një imazh i teksti

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit