Salianji për ”Koha Jonë-Debat”: Berisha ka frikë nga gara se humbet me diferencë të madhe

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, dhe një nga zërat më kritikë ndaj liderit aktual, i ftuar këtë mbrëmje në ”Koha Jonë-Debat” me Nikoll Lesin, ka dhënë qasjen e tij se çfarë po ndodh me partinë që tashmë e ka përjashtuar. Fillimisht Salianji ka ftuar publikisht Berishën që ti ballafaqojnë takimet që bëjnë me demokratët, pasi akuzat e kreut të PD-së që në takimet e Salianjit janë persona nga PS dhe nga elementë të krimit. Vetë Salianji u shpreh se Berisha po shpik nga halli.

Lesi: Duke parë të gjithë kontekstin e ngjarjeve, duke ditur sesi funksionon PD në 35 vite, duke njohur Berishën nga afër shumë më mirë se ju, kam përshtypjen se i ke hyrë detit me këmbë, me guxim, me kurajo, por ama je në mes të detit! …

Salianji: …ajo që di të them, është që mbështetja ka qenë masive. Ju thatë me të drejtë që atë që thotë Berisha, se mbështetet jo nga demokratë, por unë i sfidoj, edhe këtu tek Ju po të duan, të vijnë, dhe ti marrin sallat e takimeve, që janë gjysma e atyre që kam unë nëpër qarqe, ti marr edhe unë me foto takimet dhe ti identifikoj një për një me emër, ku janë, si janë demokratë, të gjithë zotërinjtë, dhe në cilat lagje punojnë për PD, dhe nga ana tjetër, të vijnë dhe të thonë se cili është socialist në sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kuptoni ju që ai çfarë nuk po shpik nga halli, Sali Berishën e ka gjet belaja dhe nuk thotë dot në një sallë që ky këtu është me PS. E dini ju që ai në çdo takim, përveç kamerave që trasmeton në Facebook, është kamera e zotërisë për të parë dhe i fokuson një nga një, se mos gjen ndonjë që është socialist apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

(kliko për ta parë)

KOHA JONE – DEBAT: Salianji: Unë e rrëzoj Berishën me votë në PD!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?