Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat”: Nuk jam në shtabin drejtues të protestës, ata janë…
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, aktivisti Dritan Goxhaj përballë Nikoll Lesit ka folur për organizimin e protestës dhe mënyrën e funksionimit të strukturave drejtuese të saj. Gjatë diskutimit, Goxhaj u pyet nëse është pjesë e shtabit drejtues të protestës, por ai u përgjigj se nuk është pjesë e tij, pavarësisht se i është ofruar një rol i tillë. Sipas tij, shtabi funksionon në mënyrë kolegjiale dhe përbëhet nga një numër i madh anëtarësh. ”Jo, nuk jam pjesë e shtabit drejtues. Më kanë ofruar, por nuk kam pranuar të jem pjesë e shtabit brenda”, tha Goxhaj. Ai sqaroi se struktura nuk është e kufizuar në një grup të vogël, por shkon deri në rreth 30 persona, të cilët marrin vendime së bashku.
Pjesë nga debati
Lesi: Çfarë ndodh me këtë protestë? Nëse vazhdon e vazhdon e vazhdon, korrik, gusht, kryeministri nuk jep dorëheqjen. Vjen shtatori që fillon sesioni i ri parlamentar, prapë kryeministri nuk jep dorëheqjen. Ka një plan ky shtab drejtues? A je pjesë e shtabit drejtues?
Goxhaj: Jo, nuk jam pjesë e shtabit drejtues.
Lesi: Po je nga figurat qendrore, figurat kryesore qendrore qëndrestare të protestës. Po habit si nuk kanë futur në shtab qenë ky drejtues. Ka luftë apo?
Goxhaj: Jo, nuk është e nevojshme.
Lesi: Nuk ke kërkuar apo s’të kanë ofruar?
Goxhaj: Jo, më kanë ofruar, por nuk kam pranuar të jem pjesë e shtabit brenda. Shtabi është një shtab kolegjal.
Lesi: Sa është shtabi? 7-10 veta?
Goxhaj: Jo është i madh, është më i madh.
Lesi: Nuk kemi 1000 veta, mos thuaj tashi.
Goxhaj: Shkon te 30 veta.
Lesi: 30 veta që vendosin gjithë bashkarisht?
Goxhaj: Po!
Lesi: Si është vendimmarrja?
Goxhaj: Vendimmarrja është me votë, me shumicë.

KOHA JONË SONDAZH

