Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 20:12 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën! Berisha ka postuar videon e mëposhtëme dhe ku shkruan për veten e tij: “Mafia e ka tmerr Berishën, se unë nuk luftoj me armë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
Lajmet e fundit
Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erion Braçe në Koha Jonë-Debat: Nuk votoj kandidat të ”njoftuar” për Tiranën. PS të hapë garën, jo të caktojë emrin

DEBAT E martë, 1 Shtator 2026 20:28
Erion Braçe në Koha Jonë-Debat: Nuk votoj kandidat të ”njoftuar” për Tiranën. PS të hapë garën, jo të caktojë emrin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka artikuluar një qëndrim të fortë për mënyrën sesi duhet të përzgjidhet kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, për zgjedhjet lokale të 2027. I ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, përballë Nikoll Lesit, deputeti Braçe deklaroi se nuk pranon që kandidati për Tiranën të përcaktohet përmes një vendimi të marrë nga drejtuesit e partisë dhe më pas t’u komunikohet strukturave.

”Unë nuk pranoj të njoftohem”, u shpreh Braçe, duke e bërë të qartë se për të çështja nuk lidhet me ambicien personale për të marrë drejtimin e bashkisë, por me mënyrën e vendimmarrjes brenda PS-së. Sipas tij, Partia Socialiste duhet të hapë një garë të vërtetë brenda strukturave të saj dhe kandidati duhet të dalë përmes votës. ”Unë po kërkoj që Partia Socialiste të hapë garë brenda Partisë Socialiste edhe për të energjizuar partinë, por edhe për të ndryshuar formën e vendimmarrjes”, deklaroi deputeti socialist.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Braçe theksoi se e drejta për të kandiduar dhe për të zgjedhur nuk duhet të zëvendësohet me një “njoftim” nga kryesia apo drejtuesi i partisë. “Cilido ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”, tha ai, duke iu referuar parimeve të Kushtetutës dhe statutit të Partisë Socialiste. I pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të bënte nëse PS do të vendoste një kandidat pa zhvilluar garë, Braçe dha një përgjigje të prerë. ”Unë nuk mbështes një kandidat të njoftuar sepse është gabim shumë i madh. Jo pse s’jam unë, edhe unë po të jem do ta refuzoj”, deklaroi ai. Braçe e përsëriti qëndrimin e tij duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një reagim personal ndaj një kandidati të mundshëm, por për parimin e garës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Po ta them sot dhe mbaje: rrezikon karrierën politike pastaj. O Nikoll, unë nuk pranoj, nuk pranoj të njoftohem. Është gabim shumë i madh”, tha deputeti. Ai e lidhi kërkesën e tij për garë me mënyrën se si duhet konceptuar drejtimi i Bashkisë së Tiranës. ”Bashkia e Tiranës është vend pune”, deklaroi ai. “Të punosh kryetar i bashkisë së Tiranës është vend pune”.

Sipas Braçes, gara nuk duhet të shihet si një betejë për pushtet politik apo si një shkallë drejt drejtimit të PS-së dhe më pas qeverisë. Në pjesën më të drejtpërdrejtë të debatit, Braçe u pyet nëse do të punonte për kandidatin zyrtar të PS-së në rast se emri nuk do të dilte nga një garë. ”Jo, unë nuk e ndjej, nuk e ndjej të shkel parime demokratike për të ndjekur pas një njoftim”. Ai shtoi se një kandidat i caktuar pa garë nuk do të ishte automatikisht kandidati që ai do të mbështeste.

Mund t'ju interesojë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjig...

4 Nëntor 2026, 22:00
Kandidati për bashkinë e Tiranës? Erald Kapri i dërgon mesazh Berishës: Do rrezikoni zhdukjen politike

Kandidati për bashkinë e Tiranës? Erald Kapri i dërgon mesazh Berishës: Do rrezikoni zh...

4 Nëntor 2026, 18:46
Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga PROTESTA!

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga P...

4 Nëntor 2026, 17:59

”Po ta them shqip: s’është kandidati im”, tha Braçe. Ai e sheh garën për Bashkinë e Tiranës si një test të rëndësishëm për mënyrën sesi funksionon demokracia e brendshme e Partisë Socialiste. Duke folur për të ardhmen e PS-së, Braçe paralajmëroi se vendimmarrja e centralizuar mund të ketë kosto politike.

Etiketat e lidhura

Erion Bracekandidatnikoll lesiPStirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 minutash

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Interi shumë i fortë për Comon, fiton pastër dhe afrohet me Lazion kryesuese
Para 20 minutash

Interi shumë i fortë për Comon, fiton pastër dhe afrohet me Lazion kryesuese

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit
Para 30 minutash

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon
Para 34 minutash

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 13 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 10 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

4 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
7 Nëntor 2026, 19:47

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.