Home Aktualitet DEKLARATË PËR...

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

24
0

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

Eco Tirana, një kompani e dyshimtë, po aq sa vetë Erion Veliaj, regjistruar në QKB në korrik 2016, me objekt “Manaxhimi i shërbimeve mjedisore dhe jo vetëm..” me pronarë AGSM Holding ALBANIA, me 49% të aksioneve, përbërë nga AGSM AIM 75% dhe AMIA Verona 25%. E LIDHUR ME NDRAGHETTA.

Në mars 2021 rregjistrohet largimi i AGSM Verona dhe shtohet ortaku AGSM AIM.

Në maj 2021 AGSM HOLDING ALBANIA sha vendos të mbyllë të gjitha aktivitetet e shoqërisë duke shoqëruar procesin me çdo tagër tjetër që parashikon ligji dhe statusi shndërrohet nga aktiv në shoqëri në likujdim e sipër.

Pronari tjetër është Bashkia Tiranë me 51 përqind.

Në dhjetor 2023 për shkak të procedimit penal zëvendësohen Taulant Tusha dhe Redi Molla. Administrator shqiptar i kësaj shoqërie është znj. Anjeza Çapllani, njëherësh një nga pronarët e PROPER PLACE 1 shpk

Eco Tirana është paguar nga Bashkia Tiranë me 35.3 miliard lekë për shërbime pastrimi të qytetit me anë të kontratës nr. 27496 dt 09.09.2016, afati i të cilës rezulton në fuqi për pothuaj 8 vite.

Ndërkohë Bashkia Tiranë ka kontraktuar 11 operatorë privatë për 51 procedura prokurimi me të njëjtin objekt, pra për shërbimet e pastrimit (32 procedura me negocim pjesa tjetër të hapura), të ndara në 4 zona në Tiranë plus nëntokën dhe terminalet, duke shpenzuar 60 miliard lekë ose 582.5 milion euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit