Home Aktualitet Denoncimi nga...

Denoncimi nga Berisha: Qeveria ”Rama 3” ka projektuar të shembë 90 mijë banesa

137
0

Gjatë një takimi me demokratë të degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka projektuar të shembë 90 mijë banesa.

“Një nga projektet e tyre është të shemben 90 mijë banesa. Siç e keni parë, këta çdo ditë shembin shkolla. Ndërtojnë shkolla me 6 milion euro.

Standarti është i përllogaritur që nga gozhda. Ky ndërton shkolla me 3 milion, arrijnë edhe në 5 milion. Shembin shkolla pa asnjë plasaritje nga tërmeti.

Rikthyen turnet në Tiranë, kurse në Kamëz rikthyen turnet e treta. I verboi grabitja e plaçkitja dhe pasurimi. Të shndërrohemi në popull protestues për të shpëtuar Shqipërinë, për t’i dalë zot vendit. Është mision jetik. Duhet ta shpëtojmë vendin”, është shprehur Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit