Home Bota Deri në gusht...

Deri në gusht, varianti Delta do të jetë përgjegjëse për 70% të infektimeve në Europë

9
0

Zv/presidenti i Komisionit Europian paralajmëroi se nuk duhet rënë në vetëkënaqësi në lidhje me pandeminë Covid-19, kjo pasi varianti shumë infektues Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, vijon që të përhapet në kontinent.

Nënpresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas thotë se një udhëzim i fundit nga qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), tregon se varianti Delta pritet të përbëjë 70% të të gjitha rasteve të reja në Europë deri në gusht dhe 90% deri në fund të atij muaji.

Skenarët e ECDC-së sugjerojnë se lehtësime të mëtejshme të kufizimeve të sigurisë së koronavirusit do të çonin në “një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore në të gjitha grupmoshat me një rritje të shtrimeve në spital dhe ndoshta vdekjeve“.

Schinas shtoi se ai kishte dyshime në lidhje me vendimin që stadiumi Wembley i Londrës të mbante ndeshjen gjysmëfinale ose finale të kampionatit evropian të futbollit me kapacitet të lartë. Ai tha se duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit të Britanisë në lidhje me Europën, “duhet të ketë një simetri mes këtyre vendimeve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit