Home Aktualitet Detajet e pri...

Detajet e primareve të PD, rregullat për të kandiduar

144
0

Puna për zgjedhjet lokale të 2023 ka nisur. Demokratët kanë gati rregullat që do të ndiqen për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të bashkive, përmes primareve.

Kandidatët e interesuar për të marrë pjesë në garë evidentohen nëpërmjet:

a) vetëpropozimit
b) propozimit nga anëtarësia
c) propozimit nga organet qendrore të PD

Përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve në detyrë, çdo kandidaturë tjetër do të filtrohet nga Këshilli i Kualifikimeve, që do të përbëhet nga 3-5 anëtarë të emëruar nga Kryesia e PD.

Për t’u bërë pjesë e parimareve, çdo garues duhet të plotësojë 6 kushte.

1) Të mos ndodhen në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik
2) Të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të PPSH
3) Të jenë aktiv në jetën publike duke mbrojtur kurdoherë parimet e PD
4) Të kenë dhënë kontribut në fushatat elektorale të PD
5) Të ketë kryer arsimin e lartë
6) Të mos ketë në fuqi masa disiplinore për shkelje të statutit të PD

Në rregullore përcaktohen edhe modalitetet sesi kandidatët do të zhvillojnë fushatën.

a) Fushata fillon 21 ditë para datës së caktuar përmbajtjen e primareve
b) Kandidatët zhvillojnë të paktën një debat publik
c) Dita përpara dhe data e caktuar për votim konsiderohet heshtje zgjedhore
d) Secili kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qendrore të PD
e) Degët e PD marrin masat për pasqyrim në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat

E drejta për të marrë pjesë në votim nuk kufizohet vetëm te anëtarët e partisë. “Të drejtën për votim e ka çdo anëtar dhe simpatizant i PDSH. Këta të fundit, për këtë qëllim, regjistrohen brenda afateve dhe sipas modaliteteve të përcaktuara në vendimin e Kryesisë së PDSH”. Konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat që merr të paktën 50% + 1 të votave të vlefshme. Kjo rregullore pritet të miratohet të shtunën e 1 tetorit, pasi anëtarët e këshillit kombëtar kërkuan më shumë kohë të njiheshin me të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit