Home Aktualitet Dh*na ndaj av...

Dh*na ndaj avokatit, gazetarja Klodiana Lala zbardh skemën: Dritan Nano organizoi personat…

1406
0

Gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit ”Open” ka folur për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm ku është sulmuar fizikisht avokati Sokol Mëngjesi. Avokati ka marrë goditje me mjete të fortë, doreza hekuri, në kokë dhe trup, nga të paktën 3 persona të përfshirë në sulmin ndaj tij, ndërsa ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë. Gazetarja Lala zbardhi në emision detaje lidhur me ngjarjen e rëndë. Lala tha se situata shëndetësore e avokatit është e rënduar, ka pasur një hematomë të madhe në kokë.

“Pasi u godit nga Dorian Aliaj me një dorezë hekuri, avokati Mëngjesi ka rënë në tokë dhe ka marrë një tjetër goditje si pasojë e rrëzimit, më pas dhunuesit e kanë goditur sërisht. Gjendja e tij është rënduar, por sipas mjekëve do e kalojë rrezikun për jetën”, tha Lala.

Duke iu referuar ngjarjen së ndodhur, Lala tha se Dorian Aliaj është i vetmi që është dorëzuar në Policinë e Tiranës, ndërsa Dorian Nano u arrestua me inisiativën e Policisë. Gazetarja u shpreh se avokati Sokol Mëngjesi ishte avokat i një prej familjeve që pretendonin një truall.

“Brari dhe Sheqeri ishin familjet në një konflikt për çështje pronash. Prona ishte te diga e Liqenit aty ku sot është ndërtuar. Familja Sheqeri ka kontaktuar avokatin Mëngjesi dhe ka fituar të drejtën e pronës. Kemi 8 trashëgimtarë nga familja Sheqeri, pjesa më e madhe e të cilëve, ishin dakort që kontrata që ata kishin me avokatin të respektohej, pasi ai kishte dhënë ndihmesën e tij, konsulencën juridike, që ata të fitonin çështjen që po gjykohej.

Dritan Nano, njëri nga trashëgimtarët nuk e ka pranuar kontratën, dhe ka pasur një debat verbal mes tij dhe avokatit. Në momentin që është bërë gjithë ky debat, Dritan Nano ka organizuar gjithë personat dhe kemi ngjarjen e sotme. Avokati kishte paralajmëruar se nëse nuk respektohej kontrata do të ndiqte rrugën gjyqësore”, tha Lala.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit