Home Aktualitet Dhu*nimi barb...

Dhu*nimi barbar i 3 shqiptarëve/ Ambasada shqiptare në Mal të Zi: Të zbardhet ngjarja

53
0

Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka reaguar, lidhur me dhunimin e tre shtetasve shqiptarë nga 8 shtetas serbë pasditen e kësaj të shtune.

Në reagimin e saj ambasada bën me dije se shqiptarët e kanë denoncuar rastin pranë policisë malazeze e cila ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I AMBASADËS:

“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit