Home Aktualitet Dhurata Salia...

Dhurata Saliaj akuzohej nga mbesa e burrit se donte ti shiste virgjërinë në Instagram

150
0

Vrasja e sotme në Tiranë mbart një mori ngjarjesh brenda saj. Pjesë e historisë është edhe mbesa e viktimës, e cila denoncoi në polici gruan e xhaxhait të saj, me pretendimin se ajo i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Lajmi mori dhenë në shumë portale shqiptare në mesin e muajit tetor të 2020.

17-vjeçarja kishte kallëzuar në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, se 32-vjeçarja Dhurata Saliaj, bashkëshortja e xhaxhait, kishte folur me disa persona në Instagram. 17-vjeçarja vendosi në dispozicion të hetuesve edhe disa numra telefoni, që sipas pretendimit të saj, Dhurata Saliaj i’a kishte dërguar për të biseduar me meshkujt e supozuar.

Dhurata Saliaj në një intervistë për emisionin ”Uniko”, ka treguar arsyen pse mbesa e burrit i është kundërvënë. Sipas saj, ajo kishte zbuluar lidhjen me një djalë të mbesës 17-vjeçare të burrit dhe për këtë kishte njoftuar familjen. Kjo u bë shkak që adoleshentja të ndahej me të dashurin, dhe për këtë mbesa fajësonte Dhuratën për prishjen e lidhjes.

Cili ka qenë qëllimi i saj? Përse duhet t’ju dëmtonte kur ju pretendoni se e keni rritur?

Dhurata Saliaj: Unë kam punuar edhe në parukeri edhe e merrja K. me vete. E kisha si vajzën time, e merrja. Nga muaji Mars, e shikoj K. që kishte një të dashur. Aty unë kam lajmëruar vjehrrën time dhe i kam që K. e kam parë me një djalë. Aty ajo vjehrra ime e bën të madhe. I kemi thënë edhe babait të K, i kemi thënë dhe bashkëshortit tim. Vete e takon, mirëpo ai djali si duket e kishte mashtruar, e ka gënjyer, nuk i kishte treguar disa të vërteta, dhe K. ndahet nga ai. Mua më thoshte pse u tregove ti atyre, herë pas here. Ti s’je gjë për të mbajtur thoshte. E kuptova se ai çuni kalonte përditë para portës sonë, dhe Kiara sa kalonte pjesën tek furra e kapte përdore djalin. E kam zbuluar, e ka parë dhe vjehrra ime me sytë e vetë. Sa vinte K. në shtëpi bënte vetëm sherr me ne. Mendoj se për këtë arsye K. hodhi çdo gjë ndaj një hakmarrje, sepse u nda me atë djalin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit