Home Aktualitet Diskutimet në...

Diskutimet në mbledhjen e Këshillit të PD, Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër

958
0

Këtë të premte u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike më dyer të mbyllura. Nga bisedat e zbardhura në këtë mbledhje, deputeti Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka thumbuar ish-kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën.

Ai tha se duhet që të bëhen takime me drehtuesit e degëve që sipas tij janë mashtruar nga ish-lideri i PD. Rudina Hajdari ka propozuar që PD të mos futet në zgjedhje me Berishën si kandidat për kryeministër.

“Me betejën e drejtuar nga lideri i PD Berisha u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD. Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën. Na ndajnë 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme.

Kam respekt të jashtezakonshëm për Sali Berishen si politikan. Por e rëndësishme është të diskutojmë për të ardhmen e PD-së. Duhet të shohim një parti për të ardhmen ndoshta 15 vitet e ardhshme që nuk ka në qendër vetem një person, por të një grupi njerëzish. Z Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Do propozoja që PD të futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për Km, jo z. Berisha”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit