Home Aktualitet Djali 12-vjeç...

Djali 12-vjeçar i Alma K po “shlyen” gabimin e nënës, Lekatari: Po jeton pa ujë dhe drita

39
0

Zhaklin Lekatari ka postuar për herë të parë djalin e Alma K, gruaja që u shfaq në videon erotike me Safet Gjicin në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Por opinionistja e njohur, thotë se djali po ”shlyen” gabimet e së nënës dhe është dënuar. ”Ai duhet të ketë mundësi të jetojë me dinjitet dhe të ketë shërbime bazike si drita e ujë. Po ju rikujtoj disa nga të drejtat që fëmijët kanë në këtë vend. Çdo shtet duhet të sigurojë, në maksimumin e mundësive të tij, zbatimin e të drejtave të fëmijës. Çdo fëmijë ka të drejtë për të jetuar dhe mbijetuar. Shteti duhet të garantojë zhvillimin fëmijës dhe të rinjve”,-shkruan Lekatari.

Postimi i plotë

Ky është djali i Alma K ( foton po e postoj me lejen e saj) i cili nuk duhet të vuajë pasojat e veprimeve të njërit prej prindërve të tij. Djali 12 vjeç po mban peshën e pasojave të veprimeve për të cilat nuk është përgjegjës. Ai duhet të ketë mundësi të jetojë me dinjitet dhe të ketë shërbime bazike si drita e ujë. Po ju rikujtoj disa nga të drejtat që fëmijët kanë në këtë vend.

Çdo shtet duhet të sigurojë, në maksimumin e mundësive të tij, zbatimin e të drejtave të fëmijës. Çdo fëmijë ka të drejtë për të jetuar dhe mbijetuar. Shteti duhet të garantojë zhvillimin fëmijës dhe të rinjve.

Shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës nga abuzimet e prindërve ose të njerëzve të tjerë. Ata kanë të drejtën të kenë një familje birësuese ose kujdes në institucione e duhura që marrin parasysh edhe prejardhjen fetare, kulturore e gjuhësore.

Çdo fëmijë ka të drejtë për një standard jetese në përputhje me zhvillimin e tij fizik, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Prindërit ose kujdestarët janë përgjegjësit kryesorë për të siguruar një gjë të tillë. Shteti ka detyrimin t’i mbështesë ata. Lutje për strukturat shtetërore për të ndërhyrë që këtij fëmije t’i kthehet dinjiteti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit