Home Aktualitet Dje plagosën ...

Dje plagosën pronarin, sot tentojnë të djegin lokalin më të njohur në Sarandë

7
0

“Orange”, lokali i njohur i Spiro Iljadhit, i cili u plagos si pasojë e një breshërie plumbash që u derdh në drejtim të tij, mëngjesin e ditës së djeshme, është tentuar të digjet. Personi që e ka tentuar ta djegë, por është konstatuar nga policia duke mos e lejuar të realizojë qëllimin, quhet Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse.

Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ mbetur në tentativë, i shtetasit L.O, 32-vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit