Home Aktualitet Dorëzohet në ...

Dorëzohet në KiE rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, Rama: S’mund të qëndrojë më në fuqi

112
0

Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije se është dorëzuar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës rezoluta e votuar në kuvendin shqiptar kundër Dick Marty-t sa i takon akuzave ndaj UÇK-së.

Postimi i Plotë nga Rama:

SHQIPËRIA i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës! Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.

Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PERHERSHÊM REPUBLIKES SHQIPERISE PRANE KESHILLIT TE EVROPÊS Strasburg PERMANENT MISSION OF THE REPUBLIC ALBANIA TO THE COUNCIL OF EUROPE Strasbourg 122/2022 NOTE VERBALE Permanent Representation presents the Republic Republic Albania Albania the Council Europe Observer herewith, Council report Resolution 12462, Resolution the dAlbania", Parliamentary treatment based Dick allegations the Albaniaa 2022, referred than killing trafficking should human and under n-depth Specialist evidence and Albanian resolution organs during Kosovo decade service legations Parliamentary consequently, facts, truth and establishment updated Albania Albanian Permanent Representation kindly asks Permanent Representations Member Europe Resolution "On unfounded illicit trafficking Albania" relevant national authorities. organs"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "MISIONI PERHERSHÊM REPU BLIKES SHQIPÊRISÊ PRANE KESHILLIT TE EVROPES Strasburg PERMANENT MISSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO THE COUNCIL OF EUROPE Strasbourg The Permanent Representation of the Republic Albania the Council Europe avails itself this opportunity renew the Permanent Representations Member and Observer States the Council Europe the assurances highest PITITEURON Strasbourg, 10 August 2022 Permanent Representation of Member and Observer States to the Council Council Europe Strasbourg Europe RUE COUNCIL"

Rezoluta u është dërguar:

  1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
  2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
  3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
  4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit