Home Aktualitet Dreka e PD-së...

Dreka e PD-së si shenjë uniteti, krisje në grupin Alibeaj

312
0

Po mbyllim një vit me shumë zhvillime politike, ku surpriza e fundit ishte dreka e shtruar për festa nga deputeti Xhelal Mziu, i cili ia arriti që të mbledhë pjesën më të madhe të deputetëve të Partisë Demokratike në një tryezë të cilët nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Deputetë nga të dyja palët në PD, por nga ata të papozicionuarit u ulën me Sali Berishën. Ky i fundit e cilësoi një fillim të ri, ndërsa Jorida Tabaku u përpoq të shpjegohej se ishte një dolli për mendimin ndryshe.

Ky zhvillim brenda PD-së, u komentua në “Debat”. Sipas gazetarit Bledian Koka, dreka simbolizon “diçka më shumë, dhe do t’i shohim të konkretizuara në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Përçarja ekziston vetëm brenda grupit parlamentar dhe ky është preludi i shkuarjes së gjërave në vend nga pikëpamja e grupit parlamentar.

Një grup parlamentar i përçarë ka krijuar premisa që votat ta shkonin në interes të pushtetit. I pakuptueshëm në këtë pikë mbetet reagimi i disa deputetëve të PD-së, a thua se po takoheshin me Taulant Ballën dhe jo nga i njëjti bark politik”.

Përtej drekës, ose domethënieve politike të saj, uniteti është e vetmja rrugë për PD sipas Edlira Gjonit, edhe pse ajo mendon se mund të jetë vonë. “Nuk e di a do të jetë realitet i tanishëm, por nëse nuk ndodh, PD nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet. Le të mbyllet ky vit me idenë që kështu duhet të jetë, të bëj katarsisin që pretendoi se bëri PS, sepse ka shumë kapakë të hapur, shumë akuza që kanë lënë shije të hidhur, sesi e zgjidhin e dinë ata, por nuk besoj se i ndihmon deri në zgjedhjet lokale”, deklaron ajo.

Lutfi Dervishi evidenton që për momentin në PD kemi “një lider i grupit parlamentar pa parti, dhe një parti pa kreun e grupit parlamentar. Pjesa e PD-së që ndodhet në seli tani e ka më të lehtë të manovrojë në shesh sesa në Kuvend, pra kjo duhet parë si një hap përpara i konsolidimit të Berishës brenda grupit parlamentar”, si dhe shton se “shenja e vajtjes dhe mos vajtjes tregon edhe një krisje brenda grupit të Alibeajt”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit