Home Sporti Duka uron tre...

Duka uron tre skuadrat shqiptare për kualifikimin në play-off të Conference League

2
0

Sukseset e skuadrave shqiptare në Evropë jo vetëm të asaj të Shqipërisë, i ka përshëndetur edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kreu i futbollit shqiptar uron Partizanin, Ballkanin dhe Strugën.

“Urime Ballkani dhe Struga! Shumë përgëzime dhe për trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro që arritën të dërgojnë dy skuadra të tjera shqiptare në fazën play-off të Conference League.

Puna e shkëlqyer që kanë kryer këto trajner në klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një konfirmim i vlerave të trajningut shqiptar.

Së bashku me Partizanin, dëshiroj që Ballkani dhe Struga të arrijnë në fazën e grupeve dhe të sjellin emocione të mëdha për sportdashësit shqiptar. Shanset janë reale, me shumë punë, sakrificë dhe impenjim maksimal ky objektiv do të bëhet realitet. Suksese të mëtejshme!”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit