Home Aktualitet Durrësi i &#8...

Durrësi i ”përmbytur” nga plehrat, ish-socialisti Kërtusha: Nuk kanë më ku t’i çojnë

15
0

Një situatë kaotike është krijuar në Durrës, ku mbetjet kanë ”pushtuar” qytetin. Ish-kreu i FRESSH në këtë qytet, Ardit Kërtusha, thotë se për të dytin vit radhazi është i mbuluar tërësisht nga plehrat, dhe sipas tij muajt e fundit po evidentohet edhe më shumë pasi nuk kanë më ku t’i çojnë këto mbetje urbane. Për të Durrësi është në ditët më të zeza dhe është bërë një qytet ku nuk jetohet më.

“Në Durrës është një situatë që po përsëritet. Është një situatë që ndodhi edhe për shkak të pandemisë. Për shkak të pandemisë për shkak të konficiteti që krijoi pandemia tek njerëzit, ky problem nuk ishte kaq evident sa është sot. Durrësi për të vitin dytë radhazi është i mbuluar prej muajsh tërësisht nga plehrat. Tani po evidentohet më shumë sepse tashmë nuk kanë ku t’i çojnë më këto mbetjet urbane. Durrësi është një qytet që tashmë ka hapur sezonin turistik, në ditët e tij më të zeza”.

Ai hedh akuza për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Daku, për të cilin thotë se privatizoi ndërmarrjen e pastrimit të mbetjeve urbane, dhe e ka shfrytëzuar për 12 vite me radhë.

“Çështja e plehrave është përtej një landfilli. Është në interes të klikës së qytetit të Durrësit, e kësaj klike, e cila me zotin Daku në krye e drejton dhe e rrjep këtë qytet që përreth 12 vite. Pra kemi që në 2007, edhe pse ai vazhdon të jetë ‘non grata’, e ka kapur këtë qytet. Kjo klikë tashmë ka vendosur ti privatizojë këto ndërmarrje. Këshilli bashkiak, i cili është vetëm për numër, dje vendosi që ndërmarrja e pastrimit të ndahet në ndërmarrjen e gjelbërimit. Këto dy ndërmarrje në të gjithë vendet funksionojnë të njësuara. Kjo ndërmarrje nuk është dhënë deri më tani sepse Zoti”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit