Home Aktualitet ”E bëra...

”E bëra prej xhelozisë”, burg për 31-vjeçarin që dhunoi të dashurën. E motra: Do ta duam si nuse

1025
0

Gleard Gusholli, që tronditi opinionin publik me historinë sesi mbajti peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën e tij 28-vjeçare, sot është përballur me drejtësinë. Ai do të shkojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në rrugën Frosina Plaku në Tiranë.

Katër personat e tjerë që u arrestuan së bashku me Gushollin, morën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Këta të fundit akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes dhe për moskallëzim krimi. 31-vjeçari ka thënë vetëm se gjithçka e ka kryer për shkak të xhelozisë.

Motra e autorit thotë se i ka qëndruar pranë në spital për tre ditë deri sa e ka larguar policia. Ajo ka pohuar edhe se do ta duan gjithmonë vajzën, sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.

“I kam qëndruar pranë. Tre ditë në spital, shkoja në rajon e shkoja në spital. Aq shumë e doja. Jam e shokuar nga të gjitha anët. Vetëm kaq do t’i thuash që të ka dashur gjithmonë dhe të do. Do të dojë gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Duhet të qëndroj pranë nënës sime se është shumë e shqetësuar”, deklaroi motra e autorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit