Home Aktualitet E pësojnë keq...

E pësojnë keq policët në Elbasan, shkak ”ujku i Cërrikut”

61
0

Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Ujku i Cërrikut” duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”. Kjo u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit. Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Policia ndoshta nuk e njihte, por u kujdes që video nga momenti i shoqërimit në komisariat të shpërndahej në media si një prej arrestimeve të “Tempullit”, ku “Ujku i Cërrikut” shihet teksa del nga automjeti i prangosur dhe me kurorë në kokë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit