Home KRYESORE Edi Rama: Fit...

Edi Rama: Fituam, por nuk duhet ta keqpërdorim këtë fitore të madhe

537
0

Edi Rama foli sonte duke falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar, por theksoi se nuk duhet që këtë fitore ta keqpërdorim si PS.

Me tej Kryeministri Rama shtoi se do të filloj turin e falenderimeve në çdo bashki, pa harruar sidomos Shkodrën.

“Kemi nevojë që të ruhemi nga era dehëse nga një fitore si kjo. Kam shumë nevojë të shkoj në Shkodër për një tur falënderimi” – tha Rama që mes falënderimeve u drejtoi edhe një mesazh demokratëve që “iu përgjigjën thirrjes së tij për të mos shkuar për të votuar”.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vetë ndihem shumë i vogël, përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin përsëri këtë vend mprapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion revolucionar drejt përmbysjes së qeverisë. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që donin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore” – tha Rama

Ndërkohë kryeministri kritikoi fort KQZ se nuk ishte në nivelin e duhur pasi dështoi në përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) sepse njerëzit shkuan herët për të votuar por nuk iu përgjigj KQZ. Rama shtoi se këtë historinë e KQZ dhe të pajisjeve që nuk punuan, ndaj nuk do ta lerë pa e shqyrtuar duke gjetur një zgjidhje që kjo të mos përsëritet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit