Emiriana Sako ngjitet vrullshëm në kuota publike pas intervistës me Edi Ramën
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/04/ss2-2.png)
Igli Cara i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ishte rritur në sondazhet e zhvilluara deri me tani, por duket se “Skënderbeu” në Surrel e nuhati dhe hyri në lojë personalisht. Pa mitingje, pa zhurmë, Edi Rama e thirri Sakon te Podcast dhe zhvilloi një bisedë si gazetar-analist.
Dhe videon me pas e shpërndau vetë PS me shpejtësinë e fortunës. Fill pas kësaj Emiriana Sako u ngjit shumë lartë në kuota publike, aqsa një “nëndetse” votash në Durrës tha se Sako do të fitojë me mbi 8700 vota me shumë se Cara.
Andi Çela, drejtuesi politik i PS për Durrësin, shton se Sako e ka të sigurtë fitoren.