Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy presidentë dhe trazira: Çfarë e pret Gjeorgjinë?

Aktualitet E martë, 31 Dhjetor 2024 20:48
Dy presidentë dhe trazira: Çfarë e pret Gjeorgjinë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka pasur thashetheme se presidentja në largim e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk do të pranonte të largohej nga pallati presidenciale edhe pas inaugurimit të pasuesit të saj.

Në fund, kjo gjë nuk ndodhi. Zurabishvili, e cila është bërë zëri moral për mijëra protestues antiqeveritarë, vendosi të tërhiqet paqësisht dhe shpejt, por natyrisht jo edhe qetësisht.

Derisa Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe populist i krahut të djathtë, po betohej si lider i ri i vendit më 29 dhjetor, Zurabishvili mbajti fjalim para protestuesve opozitarë pranë ndërtesës së pallatit presidencial.

Teksa po largohej nga pallati presidencial, Zurabishvili tha se ajo vazhdon të jetë ende “presidentja e vetme legjitime” e Gjeorgjisë.

Ajo e përsëriti se Kavelashvili, i cili u emërua nga një kolegj elektoral i mbizotëruar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, është president “i paligjshëm”.

Kërkesa kryesore, tha Zurabishvili para turmës, është që vendi të mbajë zgjedhje të reja parlamentare.

Zgjedhjet e 26 tetorit sollën mospajtimin kryesor politik në Gjeorgji, pasi protestuesit opozitarë dolën në rrugë për të protestuar menjëherë pasi Ëndrra Gjeorgjiane e shpalli fitoren.

Opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të drejta, për shkak të dyshimeve për parregullsi që ia mundësuan fitoren partisë në pushtet.

Ta bindësh Qeverinë gjeorgjiane të mbajë zgjedhje të reja nuk do të jetë e lehtë. Derisa zyrtarët e Ëndrrës Gjeorgjiane e pranuan se kishte ca shkelje, partia, e cila është akuzuar për minimin e demokracisë, ka ngulur këmbë se zgjedhjet ishin të lirë dhe të drejta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhaidze, ka thënë se arsyet ligjore për thirrjen e zgjedhjeve të reja janë shterur.

Një marrëvshje mund të jetë e mundshme, mbase nëse Zurabishvili heqë dorë nga pretendimi se ajo është shefja e ligjshme e shtetit në këmbim të zgjedhjeve të reja dhe amnistisë për protestuesit e burgosur apo akuzuar për vepra penale.

Megjithatë, për partinë në pushtet mbajtja e zgjedhjet e reja do të ishte garë e rrezikshme, posaçërisht kundër një opozite të porsamobilizuar dhe plot pasion.

Qeveria e Gjeorgjisë gjithashtu do të jetë nën trysni të shtuar ndërkombëtare. Më 27 dhjetor, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosën sanksione të reja ndaj miliarderit të lidhur me Moskën, Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe themelues i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për minimin e demokracisë së Gjeorgjisë për “përfitim të Federatës Ruse”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fillim të dhjetorit, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash për disa ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të forcave të rendit.

Bashkimi Evropian ka ndjekur të njëjtën linjë, duke vendosur regjim vizash për zyrtarët gjeorgjianë që mbajnë pasaporta diplomatike. Blloku ka ngrirë gjithashtu 30 milionë euro nga mbështetje financiare për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë.

Mund t'ju interesojë

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Para 5 orësh
Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës në Arabinë Saudite

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës n...

Para 5 orësh
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 5 orësh

Protesta të vazhdueshme

Më sfiduese për Qeverinë sesa sanksionet ndërkombëtare do të jetë trysnia nga protestat.

Protestat, të cilat u ndezën sërish në nëntor kur Qeveria njoftoi shtyrjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE, nuk po tregojnë asnjë shenjë dobësimi.

Para ceremonisë së inaugurimit më 29 dhjetor, protestuesit antiqeveritarë në Gjeorgji formuan një “zinxhir uniteti” njerëzor, i cili u shtri rreth qendrës së Tbilisit. Protesta edhe më të mëdha priten në ditët në vazhdim.

Nëse autoritetet gjeorgjiane e vazhdojnë shtypjen brutale ndaj protestuesve, ose nëse vendosin madje ta burgosin Zurabishvilin, kjo mund të çojë në më shumë trazira civile dhe pasiguri politike.

Para inaugurimit, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, foli për arrestimin e 72-vjeçares nëse ajo nuk pranon të largohet nga pallati presidencial.

Ky do të ishte veprim i rrezikshëm për Qeverinë e Gjeorgjisë, sepse do t’i rriste protestat në rrugë dhe do ta izolonte edhe më shumë vendin ndërkombëtarisht.

Autoritetet gjeorgjiane mund të zgjedhin thjesht të presin, duke parapëlqyer ngërçin politik dhe duke u mbrojtur nga sfidat ligjore të opozitës.

Derisa Zurabishvili thotë se ka biseduar me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk është e qartë se si administrata e tij, e cila pritet të ndjekë një politikë të jashtme më izoluese, do të reagojë.

Gjeorgjia gjithashtu po hyn në sezonin e festave, me festimin e Vitit të Ri më 31 dhjetor, Krishtlindjen Ortodokse më 7 janar dhe Vitin e Ri Ortodoks një javë më vonë. Pa dyshim, Qeveria do të shpresojë që gjeorgjianët të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre, sesa të dalin në rrugë duke sfiduar të ftohtit.

Përgatiti: Ekrem Idrizi 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 4 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 5 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 5 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 5 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
16 Nëntor 2026, 20:21

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 6 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.