Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 23:33 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë Deputeti i PD-së Tomor Alizoti e quajti skandaloze përgjimet e reja të Ergys Agasit, sipas të cilave drejtuesja e SHISH-it Vlora Hyseni është shoqe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ferma e lopëve

Aktualitet E martë, 8 Shtator 2020 15:39
Ferma e lopëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur dëgjojmë të flitet për fermën, mendja na shkon direkt tek e famshmja “Ferma e kafshëve” e George Orwell, ku kafshët e shtypura ngrihen kundër pronarit të tyre, derisa e marrin vetë drejtimin në dorë. Por jo në të gjitha fermat ndodh kështu. Ka edhe nga ato ferma ku ka lopë, nga ato të racave të pastra, që trajtohen aq mirë nga pronarët, sa jo vetëm që nuk u shkon në mend të revoltohen, por përkundrazi u japin pronarëve qumështin më të mirë.
Kjo s’është aspak histori e trilluar nga shkrimtarët, si te “Ferma e kafshëve”, por e vërtetë dhe e bazuar në njerëz realë, në fermerë punëtorë që e nisin ditën sapo lind dielli, atje mes lopëve në fermë. Ata janë të shumtë, nga zona të ndryshme të vendit, që e kanë trashëguar ndër breza krijimin e fermave e mbarëvajtjen e lopëve, që përpiqen të emancipohen e ta zhvillojnë me ritmet e kohës punën e tyre, për të prodhuar sa më shumë qumësht, me standarde të larta e me teknologji gjithmonë e më moderne, falë sigurisht bashkëpunimit që sigurojnë me kompanitë e mëdha të prodhimit të bulmetit.
Mjafton të ndalosh tek disa prej tyre për të kuptuar panoramën e plotë të këtij procesi 100 % shqip e natyral, siç duhet të prodhohet në këtë Shqipërinë tonë të vogël. Viktor Dervishi është njëri nga ata, që nëse të bie rruga pranë fshatit Kalush të Kavajës, mund ta shikosh herët në mëngjes, pranë një ferme të vogël, duke u folur lopëve të tij si të ishin njerëz. I përkëdhel e i pastron duke iu transmetuar shumë dashuri, sepse vetëm kështu mund të marrë çdo ditë sasinë prej 150 litrash, me freskinë e cilësinë e duhur. Punën që bën sot e ka traditë të trashëguar dhe që po e përcjellë si stafetë edhe tek fëmijët e tij. Si Viktor Dervishi është edhe Xhevair Kaja, pronar i fermës blegtorale “Kaja” në Lushnje. Po kaq të zellshëm janë edhe katër vëllezërit e familjes Lecini në Kavajë, dëshmi e një tjetër familjeje të suksesshme ndër breza në fushën e blegtorisë. Është edhe Pajtim Metushi në fshatin Vajkan të Fierit, i cili pas gati 20 vitesh emigrim në Greqi vendosi të kthehej dhe të ndërtonte fermën e tij, që po rritet vit pas viti me lopë të cilat veç numrit të matrikullës kanë edhe emra të përveçëm, me të cilat ai i thërret. Po kaq i apasionuar është dhe Ervis Kaja, që është rritur në ambjentet e fermës duke ndjekur nga pas babain e tij, Hysenin. Ervisi është aq merakli sa të duket sikur hyn në një klinikë dentare kur hedh këmbët në fermën e tij. Lista mund të bëhet e gjatë. Kur flet për fermerët burra e djem, historitë të duken më të zakonshme e më të besueshme, por kur sheh mes tyre dhe fermere, pra gra po aq të përkushtuara, historitë bëhen më interesante. Nuk janë të shumta, në krahasim me burrat, por puna që bëjnë është ndoshta edhe më e adhurueshme dhe e respektueshme. Po ndalojmë vetëm tek dy prej tyre tyre, Mihane Stafa, ndoshta dhe më e vjetra dhe Klarita Stafa. Mihania është në prag pensioni e megjithatë e sheh çdo mëngjes në fermën e saj, duke u kujdesur për 25 krerë lope, siç ka bërë që kur ishte vajzë. Atëherë ajo kishte fermë në shtëpinë e babait të saj edhe pse me pak lopë. Pas martese në fshatin Kalush në Gosë gjeti një fermë të re në familjen e saj të re. Me kalimin e viteve dhe ndryshimin e sistemeve Mihaneja e mençur, bashkë me bashkëshortin e saj, do të ecte me hapin e kohës, duke rritur dhe numrin e krerëve. Ndërsa ndjen dita ditës se nuk do të ketë më fuqi ta kryejë siç duhet këtë punë, ka nisur t’ia kalojë së bijës, Klarës, por dhe mbesave e nipit të saj këtë merak për lopët e saj. Tradita vazhdon e tillë në çdo familje fermerësh, sepse prodhimi i qumështit natyral duhet të vazhdojë tërë jetën. Ndërsa Klara është aq shumë e dashuruar pas këtij profesioni sa edhe pas martese u trasferua tek ferma e saj, të cilën po përpiqet shumë ta zgjerojë e zhvillojë sic babai i saj, prej të cilit e trashëgoi këtë pasion, e ëndërronte ta kishte.
Ne në qytet shpeshherë e kemi më të thjeshtë të lexojmë e të argëtohemi me “Fermën e kafshëve”, se sa të besojmë se përtej mureve tona gëlon një tjetër jetë fshati, e domosdoshme që ne të kemi të garantuar në tryezat tona produktet cilësore, 100 natyrale e 100 % shqiptare. E kemi të vështirë të kuptojmë se nëse, qoftë edhe për një ditë, të gjithë këta fermerë pushojnë së bëri punën e tyre, neve do të na mungojë ajo pika e artë e qumështit. Kjo nuk ka për të ndodhur, për aq kohë sa ka ende fermerë të tillë, punëtorë të ndershëm e të palodhur, të dashuruar pas prodhimit të tyre. Ndaj secili prej tyre meriton një falënderim tonin, sa herë kthejmë një gllënjkë qumështi në shtëpitë tona. Tani e kemi më të thjeshtë ta bëjmë, duke i njohur më konkretisht, sepse mund t’i kemi me të vërtetë portretet e disave prej tyre në tryezë, përmes shisheve të qumështit Lufra, nga ku duket sikur na thonë: “Pije, se është qumështi i lopëve të mia. Pije pa merak se është 100% natyral”.

Mund t'ju interesojë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës ...

Para 4 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive

Deputetja e PS, Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë sel...

Para 5 orësh
Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës

Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës

Para 5 orësh

Etiketat e lidhura

bulmetFerma e kafshëvefshatiKalushKavajeKlarita StafaQumështViktor Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 3 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë
Para 3 orësh

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë
Para 3 orësh

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 4 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Më të lexuarat

1 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 4 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

2 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 5 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

3 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 3 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

4 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 5 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.