Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 23:33 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata i njeh si të vlefshme provat kundër Belerit, do të pyeten 11 dëshmitarë

Aktualitet E martë, 24 Tetor 2023 19:00
Gjykata i njeh si të vlefshme provat kundër Belerit, do të pyeten 11 dëshmitarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesit ligjorë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Alfred Beleri i arrestuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, paraqitën të martën më 24 tetor dy kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues dhe kërkuan shtyrjen e seancës, por procesi vijoi dhe ata paraqitën pas prokurorisë, parashtrimet e tyre dhe kërkime të reja.

Kërkesat e tyre për përjashtim u paraqitën pasi gjykata u shpreh lidhur me kërkime të paraqitura në seancat parardhëse për pavlefshmëri të kërkesës për gjykim të prokurorisë dhe të akteve të hetimit, duke pretenduar se nuk është zbatuar afati që u jep të drejtën të pandehurve të paraqesin memorie, prova, etj. Po ashtu, është kërkuar pavlefshmëri absolute e urdhërit të Prokurorisë së Vlorës lidhur me hetimin e kryer si dhe akteve që rrodhën nga ky procedim, me argumentin se është nxjerrë në kundërshtim me ligjin pasi vepra penale e regjistruar është jashtë kompetencës lëndore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Erjon Çela deklaroi se gjykata me vendim të ndërmjetëm ka vendosur të mos i pranojë këto kërkesa, duke i konsideruar të pabazuara. Gjykata konstaton se kur Prokuroria e Posaçme i ka marrë të pandehur Alfred Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, u ka komunikuar atyre të drejtën se brenda 10 ditëve mund të paraqisnin memorien apo prova.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Në vijim gjykata vërejti se me afatin 10 ditor, i pandehuri nuk humbet përfundimisht të drejtën për të dorëzuar prova, si dhe u theksua se ato të drejta u janë garantuar. Lidhur me kërkesën ndaj urdhërit të Prokurorisë së Vlorës, gjykata vlerëson se ky institucion i akuzës ka të drejtën për të kryer hetime, edhe pse vepra penale është pjesë e kompetencave së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Mund t'ju interesojë

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky ësht...

Para 6 orësh
Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Para 6 orësh
Berisha mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD: Protesta e thirrur për nesër të ketë të njëjtin sukses si sot

Berisha mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD: Protesta e thirrur për nesër të k...

Para 6 orësh

Gjykata gjeti të pambështetur edhe pretendimin e të pandehurve për pavlefshmërinë e akteve të prodhuara pas urdhërit të Prokurorisë së Vlorës. Sipas gjykatës, përgjimet e kryera në funksion të hetimit janë realizuar bazuar në autorizimin e gjykatës dhe se pretendimet për mospërputhjen e datave në akte me ato në sistem, nuk mund të sjellin papërpdorshmëri. Avokatët e të pandehurve deklaruan se kishin kërkuar pavlefshmërinë e akteve dhe jo papërdorshmërinë e tyre, pasi këtë do ta kërkonin në një moment të dytë.

Ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, por kryesuesi Çela vërejti se gjykimi do të vijonte, pasi gjyqtarja për të cilën është kërkuar përjashtimi nuk mund të marrë pjesë vetëm në vendimarrjen përfundimtare të çështjes penale. Pas këtij qëndrimi të gjykatës, përfaqësuesit e Belerit dhe Kokaveshit u shprehën se mjaftonte fakti se gjykata u shpreh në këtë moment procedural lidhur me papërdorshmërinë e akteve, si shkak i mjaftueshëm për kërkimin e përjashtimit të trupit gjykues. Ata kërkuan kohë që të njoftonin të përfaqësuarit prej tyre dhe shtyrjen e seancës.

Kryesuesi Çela e cilësoi si të drejtë të palëve kërkimin për përjashtimin e gjyqtarëve, por ai ripërsëriti se dhe në këtë rast nuk kishte shkak për ndërprerjen e gjykimit. Sipas tij, gjykimi duhet të vijonte, por gjyqtarët nuk mund të marrin pjesë në vendimarrjen e themelit të çështjes deri në momentin e shqyrimit të këtyre kërkesave.

Në vijim, gjykata e deklaroi të hapur gjykimin e çështjes ndaj Belerit dhe përfaqësuesja e SPAK paraqiti parashtrimet lidhur me akuzën e ngritur ndaj dy të pandehurve dhe provave të siguruara gjatë hetimit. Sipas prokurorisë, është provuar tej çdo dyshimi se Beleri i ka ofruar një personi që bashkëpunoi me policinë, 50 euro për për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Prokurorja renditi një sërë përgjimesh ku diskutohej për blerjen e votave në favor të Belerit, ku dhe ky i fundit dhe Kokaveshi rezultojnë të përfshirë.

Prokuroria kërkoi që në seancën e radhës të pyeten 11 dëshmitarë, mes tyre edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Arsen Rama. Alfred Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Mbrojtësit e të pandehurve e cilësuan procedimin të filluar pas trysninë së kryeministrit Edi Rama. Ata theksuan se paligjshmëria e procesit ndaj Belerit duket dhe nga qëndrimi i gjykatës që u shpreh për papërdorshmërinë e provave, duke paragjykuar se çfarë do të kërkonte mbrojtja.

Në vijim, ata i cilësuan provat e prokurorisë si të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe se nuk munden të provojnë faktin penal. Sipas tyre, rezultatet e vëzhgimit janë të papërdorshme pasi janë kryer para se të regjistrohej procedimi penal. Ndër të tjera, u vërejt se përgjimet e vëzhgimet janë kryer nga policia duke pasur bindjen se prokuroria do t’u jepte autorizim. “Përgjimi lejohet ndaj personit nën hetim, kur ka dyshime të arsyeshme,” theksuan mbrojtësit e të pandehurve.

Ata theksuan se autorizimi nuk mund të merret në telefon, por me shkrim dhe për rrjedhojë i cilësuan të papërdorshme provat ndaj dy të pandehurve. Mbrojtësit kërkuan që pas konstatimit të papërdorshëm të provave të prokurorisë, të mos merren në konsideratë në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim, avokatët i kërkuan gjykatës që të administrojë një sërë provash të reja, mes tyre dhe vërtetim nga Ministria e Brendshme nëse Arsen Rama është paguar nga fondi për bashkëpunëtorët sekret. Po ashtu, u kërkuan të thirren rreth 32 dëshmitarë, mes tyre dhe deputeti e kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, me anë të të cilëve u pretendua se do të provohet e kundërta e asaj që parashtron prokuroria. Kryesuesi Çela u kërkoi avokatëve që paraprakisht të vërtetojnë pamundësinë e tyre për të siguruar provat dhe atëherë mund të kërkojnë investimin e gjykatës. Seanca e radhës u shty për më datë 7 nëntor, në orën 12:00. /BIRN/

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Alfred Beleri
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 4 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 6 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 6 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës
Para 6 orësh

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Më të lexuarat

1 Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 6 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

2 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 4 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

3 Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 6 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

4 Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet
Para 6 orësh

Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës
26 Nëntor 2026, 21:51

A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara