Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Humbëm valixhet dhe e kafshoi qeni”, trajneri i Luiza Gegës, Stërmasi: 8 sekretet e një dite pune

Aktualitet E premte, 22 Korrik 2022 20:53
”Humbëm valixhet dhe e kafshoi qeni”, trajneri i Luiza Gegës, Stërmasi: 8 sekretet e një dite pune
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Atletika është sport individual, por në fakt jo edhe aq. Pa stafin e duhur, pa trajnerin e duhur, zor se mund të arrish objektiva të mëdhenj. Pikërisht për këtë arsye, pjesë e suksesit të madh të Luiza Gegës ose të sukseseve të mëdha, sepse ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për atleten tonë, është pa dyshim edhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi.

Përveçse i zoti në profesionin e tij, Stërmasi është edhe nga ata tipa që nuk “kursehet” kur vjen puna për të thënë të vërteta që nuk u pëlqejnë atyre që drejtojnë sportin, por edhe të thotë prapaskena interesante për kampionen tonë kuqezi.

Për shembull, askush nuk e dinte deri tani se Luiza Gegën e kishte kafshuar qeni në Dardhë para se të nisej për në Botërorin e Atletikës. “Jo vetëm kaq, por humbëm edhe valixhet”, thotë Stërmasi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Taulant, a mund të na thoni se cili është sekreti i këtij suksesi të Gegës ose më saktë, i këtij viti të artë që ajo po kalon?

Suksesi është vetëm puna e përditshme, pa u gëzuar për rezultatin që erdhi apo medaljen që more. Pas mbarimit të çdo gare fillon puna për objektivin e radhës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dakord, por këto duken pak si klishe. Çfarë bën Gega saktësisht për të arritur në këto nivele?

Mund t'ju interesojë

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Para 2 orësh
Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në b...

Para 3 orësh
VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Para 3 orësh

Së pari: Stërvitja e drejtë. Pra, e programuar për specifikat e Luizës bazuar në periudhën që është dhe garat më të afërta.

Së dyti: Testet e vazhdueshme të laktatit (lactate test) gjatë seancave stërvitore.

Së treti: Seancat e masazhit (4 për çdo javë).

Së katërti: Fizioterapi me mjetet më të avancuara rikuperuese që i kemi blerë vetë. (Icebath therapy).

Së pesti: Çdo gjë për ta bërë atleten më të freskët për stërvitjen e radhës.

Së gjashti: Puna e palodhur e Luizës për të arritur çdo ditë maksimumin nga vetja. Fokusi i saj, te stërvitja.

Së shtati: Ushqimi i drejtë me bazë ushqimore kalorifike bazuar në konsumin e stërvitjes të asaj dite.

Së teti: Gjumi i plotë në darkë.

Na thatë sekretet e Luizës, por mund t’ju pyesim për vështirësitë që ka hasur para këtij Botërori?

“Botërori ka filluar me probleme të vogla, me thënë të drejtën…”

Çfarë problemesh?

Po ja, një ditë para se të niseshim nga Dardha për Tiranë (më pas për udhëtim drejt SHBA-së) Luizës ju grisën këpucët e reja.

Si ju grisën këpucët?

Po, iu grisën… Kishte vetëm 45 ditë që i kishte blerë… Dhe filloi me urgjencë porosia e këpucëve të reja, por nuk është kaq e thjeshtë të gjesh këpucë profesionale dhe për më tepër numër aq të vogël që ka Luiza.

Po si e zgjidhët këtë problem?

Për fat, Luiza kishte blerë një palë të tjera dhe ato ishin te motra e Luizës që gjithashtu jeton në SHBA, por ama në krahun tjetër të Amerikës…

Në ç’kuptim “në krahun tjetër të Amerikës”?

Po pra, në krahun tjetër të Amerikës… Motra e saj jeton në Majemi, ndërkohë ne jemi në Oregon. I nisi me urgjencë, pra me postë të shpejtë dhe mundëm t’i merrnim këpucët pasdite, 16 orë para garës eliminatore.

Po ndonjë problem tjetër patët?

Po, për fat të keq po. Stërvitja e fundit paradite në Dardhë nuk shkoi edhe aq mirë. Duke bërë vrap të lehtë, iu vërsul një qen i vogël në moshë (pastor) dhe e kafshoi Luizën.

Si e kafshoi? Ku e kafshoi?

Po, e kafshoi ai qeni. Jemi trembur shumë. Për fat të mirë, kisha me vete mjetet për dezinfektim dhe e mjekova, por për fat Luizës iu mbyllën shumë shpejt të gërvishturat e qenit.

Ishin dhëmbë apo të gërvishtura?

Dhëmbë ishin, me thënë të drejtën.

Po tjetër çfarë ndodhi?

Valixhet… Valixhet tona nuk erdhën kurrë.

Më falni, por cilat valixhe nuk erdhën kurrë dhe ku duhej të vinin?

Valixhet tona në SHBA nuk erdhën kurrë. U bë një ngatërresë dhe nuk na erdhën valixhet tona.

Çfarë kishte në ato valixhe?

Çdo pajisje fizioterapie e domosdoshme për rikuperimin e atletes në Botëror. Kishte suplementet ushqimore, kripëra minerale e çdo gjë që ka lidhje me konsumin që bën atletja gjatë garës dhe gjatë periudhës së ndërmjetme.

Po si e zgjidhët?

I morëm nga e para me shpenzimet tona. Është e pabesueshme kjo histori…

A patët ndonjë problem tjetër para Botërorit?

Po, patëm edhe problemin e gjumit. Domethënë Luiza nuk arriti akoma dhe sot të përshtatej me gjumin dhe me oraret. Pasditja, kur duhej të ishte momenti më aktiv i ditës, e gjente Luizën të përgjumur dhe jo gati për të bërë garë apo stërvitje cilësore. Prandaj kam shumë besim që garën e radhës në Kampionatin Europian Luiza të japë një kohë të re rekord kombëtar nën kohën e Botërorit 9:10.04.

Etiketat e lidhura

Luiza GegaTaulant Stërmasi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 2 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 3 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 3 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 9 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 7 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 6 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.