Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 23:33 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kritikat e Ramës ndaj RTSH, reagon Asociacioni i Gazetarëve: Çdo reformë në konsultim me grupet e interesit

Aktualitet E premte, 16 Janar 2026 20:04
Kritikat e Ramës ndaj RTSH, reagon Asociacioni i Gazetarëve: Çdo reformë në konsultim me grupet e interesit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti RTSH dështim. Asociacioni tha se kjo retorikë stigmatizon median publike dhe cenon parimet e lirinë e medias. Më tej thotë se televizioni është institucion i interesit publik. Sa për dështimin, shkruhet se ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tij. Në deklaratë theksohet se reforma duhet të vijë përmes një analize të thellë dhe dialogut me profesionistët e medias.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), të bëra më 16 janar, ku televizioni publik u cilësua si “dështim” dhe u hodhën në tavolinë opsione ekstreme si mbyllja, privatizimi apo partneriteti. AGSH vlerëson se retorika politike që stigmatizon median publike dhe sugjeron zgjidhje drastike, pa një analizë të thelluar dhe pa garanci për pavarësinë editoriale, cenon parimet themelore të shërbimit publik mediatik dhe standardet evropiane për lirinë e medias.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Televizioni publik nuk është thjesht një ndërmarrje financiare, por një institucion i interesit publik që duhet të garantojë informim të paanshëm, kulturë, edukim dhe akses të barabartë për qytetarët. Është e papranueshme që përgjegjësia për dështimet strukturore të RTSH-së t’i faturohet vetëm institucionit, duke anashkaluar faktin se për vite me radhë ndërhyrjet politike, emërimet e kontestuara, mungesa e transparencës dhe paqëndrueshmëria financiare edhe përmes abuzimit të të emëruarve politikë kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tij.

Mund t'ju interesojë

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky ësht...

Para 6 orësh
Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Para 6 orësh
Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

Para 6 orësh

Refuzimi i financimit publik si mjet presioni politik përbën një rrezik serioz për pavarësinë e medias publike. AGSH thekson se çdo reformë e RTSH-së duhet të ndërtohet mbi dialog të gjerë me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e medias, duke respektuar praktikat më të mira evropiane dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

Opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë për vite me radhë ka bërë thirrje për reforma të thella në RTSH, që lidhen kryesisht me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues e më pas me Drejtorin e Përgjithshëm, si dhe një reformë e brendshme strukturore”, përmbyll deklarata.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 4 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 6 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 6 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës
Para 6 orësh

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Më të lexuarat

1 Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 6 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

2 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 4 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

3 Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 6 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

4 Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet
Para 6 orësh

Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës
26 Nëntor 2026, 21:51

A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara