Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 08:36 Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit Këngëtarja Fifi ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur nga jeta e saj personale, duke konfirmuar se është në pritje të fëmijës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Salla në Dibër: Dyfishim fondesh për bujqësinë dhe mbështetje për fermerët me teknologji dhe grante

Aktualitet E shtunë, 25 Prill 2026 11:23
Ministri Salla në Dibër: Dyfishim fondesh për bujqësinë dhe mbështetje për fermerët me teknologji dhe grante
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me fermerët në Dibër, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku prezantoi masat e reja për rritjen e investimeve në bujqësi, modernizimin e sektorit dhe arritjen e standardeve të kërkuara për tregun e Bashkimit Evropian. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ministri Salla theksoi se në qarkun e Dibrës është duke u zbatuar modeli i bashkimit të fermerëve përmes strukturave të përbashkëta të bashkëpunimit bujqësor (SHBB), veçanërisht në sektorin e fruta-perimeve.

Ai bëri të ditur se ky projekt mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Banka Botërore, ndërsa tashmë janë lidhur kontrata me subjekte që grumbullojnë dhe tregtojnë prodhimet përmes këtyre strukturave. Salla u ndal edhe te përdorimi i teknologjisë në bujqësi, duke theksuar se në Dibër po zbatohet një model pilot me sensorë inteligjentë që monitorojnë sipërfaqet bujqësore në kohë reale. Sipas tij, këta sensorë japin informacion për vaditjen, spërkatjen, plehërimin dhe kushtet atmosferike, ndërsa synohet që deri në muajin korrik ky sistem të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke u ofruar fermerëve akses në të dhëna përmes telefonit ose aplikacioneve digjitale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri prezantoi gjithashtu risitë e skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, duke bërë të ditur se buxheti i saj është dyfishuar dhe përfshin mbështetje për një gamë të gjerë sektorësh. Ai përmendi subvencionet për kultivimin e ullirit dhe qershisë, si dhe mbështetjen për pajisje të ndryshme që lidhen me procesin e prodhimit dhe përpunimit, duke përfshirë rrjetat, pajisjet e vjeljes dhe mjetet e ruajtjes. Në sektorin e bletarisë, Salla tha se subvencioni për koshere është dyfishuar nga 10 mijë lekë në 20 mijë lekë, ndërsa mbështetja përfshin edhe pajisje si centrifuga për përpunimin e mjaltit, tanket e ruajtjes dhe materialet e ambalazhimit, me synimin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së prodhimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri theksoi se mbështetja është zgjeruar edhe për blegtorinë, duke ulur pragun minimal të përfitimit nga 100 në 50 krerë, si dhe duke rritur subvencionet për bagëtitë. Ai informoi gjithashtu për mbështetjen për ndërtimin e staneve deri në 30 mijë euro, të pajisura me sisteme sigurie, panele diellore dhe kontejnerë të lëvizshëm për ruajtjen e produkteve dhe sigurimin e kushteve optimale për kafshët. Një tjetër masë e rëndësishme, sipas Sallës, është granti deri në 10 mijë euro për të rinjtë që duan të investojnë në bujqësi, me qëllim nxitjen e sipërmarrjes së re në zonat rurale.

Mund t'ju interesojë

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara pë...

Para 44 minutash
Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Para 1 ore
Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Para 1 ore

Ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë mbështetur rreth 440 aplikime në sektorë të ndryshëm, përfshirë mekanizimin bujqësor dhe agroturizmin, ndërsa këtë vit fondi i përgjithshëm arrin në 52 milionë euro. Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e formalizimit të shitjeve përmes faturimit, duke nënvizuar se fermerët do të përfitojnë kompensim financiar në bazë të sipërfaqes së punuar dhe të produkteve të tregtuara, proces që ka nisur nga 1 janari dhe do të vijojë deri më 31 dhjetor. Ministri theksoi se ngritja e mëtejshme e strukturave të përbashkëta të fermerëve dhe modernizimi i prodhimit do të ndihmojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga tregu i Bashkimit Evropian.

Etiketat e lidhura

Andis SallaMinistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit
Para 19 minutash

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit

Rama nuk ndahet nga kërkesa “Fol me kryeministrin!”
Para 28 minutash

Rama nuk ndahet nga kërkesa “Fol me kryeministrin!”

Uruguaj: Papa Leo XIV kremton Meshën para 40,000 njerëzve, pavarësisht problemeve shëndetësore
Para 39 minutash

Uruguaj: Papa Leo XIV kremton Meshën para 40,000 njerëzve, pavarësisht problemeve shëndetësore

Presidenti i Izraelit ngarkon liderin e opozitës Eisenkot me formimin e qeverisë
Para 41 minutash

Presidenti i Izraelit ngarkon liderin e opozitës Eisenkot me formimin e qeverisë

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 17 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 15 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 10 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.