
Nga Mitro Çela
..SI MBI MINA!
Në vitin 1986 bashkë me Filip Çakulin nisëm punë në gazetën “Bashkimi”.
Kur kryeredaktori, Hamit Boriçi, ndau gazetarët nëpër sektorë, më tha mua:
-Çdo sektor do të ketë 4-5 gazetarë. Ti do të kesh vetëm Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina!
Një muaj më vonë doli profecia e kryeredaktorit. Filipi bëri një shkrim me titull: “Planifikohet edhe numri i të vdekurve”. Përmbajtja: “Sot në Durrës ndalohet të vdesësh. Është realizuar plani i vdekjeve, si për burra, edhe për gra.”
Shkrimin e lexoi shoku Ramiz Alia. Mori në telefon redaksinë:
“Shoku kryeredaktor! Kaq i mençur qenka Filip Çakuli, sa të tallet me planifikimin e treguesve të ekonomisë socialiste?!”
Kaq u desh. Mbledhje. Kritika. Autokritika. Me shkrim e me gojë. Dënime. Filipi – korrespodent në Dibër. Anëtarët e kolegjiumit me në krye kryeredaktorin – vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Unë edhe një thelë mbi bisht – gjobë gjysēm rrogë mujore! Sarkazëm e gjallë: të dënohesh si shef për kusuret e vartësit! (marrë nga facebook)
