Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 06:50 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, … Luciana Kokaj, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe aktivistët e tjerë që u identifikuan me protestën shumëjavore në Tiranë kanë sot një përgjegjësi publike: të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trazirat në Francë
  • Arlind Qori
  • Të lënduarit nga
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dhuna ndaj studentëve
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trazirat në Francë
  • Arlind Qori
  • Të lënduarit nga
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga larja e pjatave pa rrogë tek arti në gatim, Edi në ”Trroç me Redin”: Dua të qëndroj në Shqipëri, kurseva 2 mijë euro për…

Aktualitet E hënë, 14 Tetor 2024 18:52
Nga larja e pjatave pa rrogë tek arti në gatim, Edi në ”Trroç me Redin”: Dua të qëndroj në Shqipëri, kurseva 2 mijë euro për…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Redjon Shtylla, pjesë e shkrimeve nga rubrika ”Trroç me Redin”

”Nëna kishte pasion kuzhinën dhe gatuante gjithmonë gjëra të ndryshme në shtëpi, unë si fëmijë i vogël në familje, rrija pranë saj dhe kisha kureshtje sesi ajo i realizonte ato”. Këtu nis historia e 22-vjeçarit Eduard Ameti nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut, që nga pasioni për ushqimet që nëna i bënte në shtëpi, sot krijon art në pjata të larmishme për klientët. Në ”Trroç me Redin”, Edi që më ka lejuar ti drejtohet si mik shkurt, ndan që ”shikoja çdo ditë dhe e pyesja vazhdimisht pse kjo bëhet kështu dhe pse ashtu, ndërkohë që ajo më tregonte”. Por kjo nuk e përmbushte Edin e vogël, dhe kurioziteti dhe dëshira e madhe për të mësuar, siç e thotë trroç që ”nuk ngopesha” e drejtuan në ekran, aty ku vështronte me shumë kuriozitet pjatat që gatuheshin. ”Unë doja gjithmonë që të mësoja më shumë dhe nuk ngopesha me aq. Shikoja dhe emsione televizive vazhdimisht dhe kisha dëshirë që edhe vetë të realizoja diçka”.

Mund t'ju interesojë

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

Para 23 minutash
28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 9 orësh
Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Para 9 orësh

Po ashtu në bisedën me të, më tregon që prej moshës 13-vjeçare i kërkonte babait që ti gjente një vend pune në një restorant në zonën ku jeton ende famlija. Por mosha e tij sigurisht që nuk e lejonte këtë dëshirë që të merrte jetë. ”Ai dhe familja ime më thonin që jam akoma i vogël dhe nuk më marrin në punë, dhe më thonin që të rritem dhe pak dhe pastaj të punoj, por unë këmbëngulja’‘,-tregon Edi për ”Koha Jonë”. Por këmbëngulja e një të vogli me shpirt të madh për gatimin, i vuri prindërit me ”shpatulla pas murit”, dhe ata shihin çdo ditë që nuk po ballafaqoheshin me një pasion fëmijërie, por diçka edhe më e madhe. Edi u kishte treguar me prova pasionin dhe përgjegjësinë për të gatuar, dhe sigurisht që betejën po e fitonte sepse dorë nuk hoqi në asnjë çast.

”Babi im kishte një kushëri që kishte një restorant në qytetin tim dhe e pyeti atë a mundet që djali të vijë në kuzhinë që të mësojë gatimin dhe që në moshën 13-vjeçare fillova rrugëtimin. Hyra në kuzhinë dhe fillova duke larë pjata dhe isha i vogël dhe nuk më linte dikush ndonjë punë tjetër”,-thotë më tej Edi në ”Trroç me Redin”. Nga shikimi i recetave si nga nëna dhe ekrani, Edi nisi punën e parë në kuzhinë, por me larjen e pjatave dhe kështu vijoi për 4 muaj, derisa erdhi momenti për të marrë pagën e parë. ”Laja pjata dhe nuk merrja rrogë për 4 muaj me rradhë, deri sa rroga ime e parë ka qenë 4000 denar (65 euro)”. Rrugëtimi i Edit me gatimin nisi me sallatat, por paradite shkonte në shkollë dhe pasdite tek puna e tij e parë nga ku nisi edhe përballja e parë me termin restorant.

”Punoja në sektorin e sallatave, duke vazhduar punën bëja dhe shkollën. Ndërkohë ruaja paratë që merrja në punë që të paguajë shkollën e kuzhinës në Tiranë. Në mëngjes shkoja në shkollë dhe mbasdite në punë, dhe mësova picat sepse në restorantin ku punoja unë bëheshin dhe pica”. Në një moment Edi tregon edhe për një arkë kursimi, në të cilën prej 3 vitesh që nga momenti i parë i kursimeve, ai kishte mbledhur në total 2000 euro. Këto para ishin për sfidën e parë dhe të madhe për të, ardhja në Tiranë për shkollim, në një vend ku nuk kishte askënd dhe asnjë mbështetje.

”Familja ime shqetësoheshin shumë për mua, por nuk më thonin gjë sepse e dinin që unë nuk tërhiqesha pas dhe unë regjistrova shkollën dhe gjeta dhe 2 shokë nga Gjilani me të cilët do të ndanim një apartament. Fillova studiimet në Institutin Kulinar Neranxi në Tiranë, ky synoja të kryeha 3 vite. 2 vite ishte shkollë me baza njohurie për Shef Kuzhine dhe viti i 3 ishte Masterclass me shef italian, ku mësova teknika dhe gaitime të avancuara të kuzhinës. Vitin e parë gjeta pune në Tiranë në restorant ”Mystic Vila”, ishte restorant i njohur dhe me emër në Tiranë ku mësova shumë dhe ndërkohë bëja edhe shkollën. Kur afroi sezoni profesori im më dërgoi që të punoja në Ulqin, një shok i tij që ishte shef kuzhinë e pyeti për ndonjë puntor dhe profesori i dha emrin tim, pasi edhe ai pa vullnetin tim për punë”,-rrëfen Edi për ”Trroç me Redin”.

Eksperiencën e parë në një vend të duhur e mori, dhe Edi më pas vijoi vitin e dytë dhe sërish gjeti një rrugë të re, në një markat peshku ‘‘ku mësova shumë gatimet e detit dhe njohuritë mbi to dhe mësova shumë mbi teknikat, ruajtjen dhe gatimin e frutave të detit dhe fitova shumë pikë për veten që sezonin tjetër të kem akoma më shumë aftësi për punë dhe mora ofertë që të punoj në restaurantin më të mirë të Ulqinit ose një nder më të mirët e Malit të Zi, restaurant ”Higo”, ku shefi i kuzhines ate vit ishte nga Ukraina”.

Në rikthimin e tretë në Tiranë, Edi vijoi me Masterclass, me shefin e njohur italian Michele Bufano nga i cili tregon sesi mësoi teknika gastronomike të avancuara dhe njohuri të thella mbi realizimin e pjatave në mënyrë delikate. Këtu Edi tregon një sekret, që një pjatë ka pyetjen PSE. ”Çdo element në pjatë ka një kuptim dhe një arsye pse vendoset aty kur dhe si”. Nga një lokal në zonën ku jeton familja në Dibër të Madhe, që restorante luksoze, por çfarë ka mësuar Edi nga këto eksperienca që nuk janë të vogla.

”Ishte të zgjeroja konceptin tim sa i përket punës në kuzhinë si profesionistë dhe aftesive të punës në kolektiv dhe synimi im është që të vazhdojë akoma të punoj dhe të shoh më larg derisa të krijoj konceptin tim dhe menutë e mija”. Do të largohet Edi nga Shqipëria, ku i njohur me benefitet financiare që të sjell kjo punë, është i joshur për të lënë vendin për një nga vendet e Europës për të ndërtuar një jetë aty? ”Dua që të rrijë pranë familjes, është sepse dua që të punoj fort dhe të bëhem dikushi në vendin tim”.

Këtë sezon, ku edhe njohja me të ndodhi në Instagram në fillimin e shtatorit, ai ishte ende në Sarandë, ku punoi si shef sektori në restorant ”Vela Marine”, i sapo hapur dhe siç më rrëfen, punoi fuqishëm dhe si grup mbyllën një sezon të sukseshëm. E ardhmja, ku do të jetë dhe si e dëshiron që të jetë? Edi është me këmbë në tokë, të ardhmen e do që të jetë edhe më i arrirë në aspektin profesional dhe të ndërtojë një biznes të vogël familjar. ‘‘Dua që në një të ardhme të afërt të hap biznesin tim dhe të kem një zhvillim të mirë professional dhe të jap diçka këtu, hap pas hapi pse jo dhe me një restaurant të vogël familjar”. Dhe në fund, ai rrëfen se duke ofruar ushqim të mirë dhe shërbimin e duhur, patjetër që  një biznes  do të jetë i suksesshëm. /Koha Jonë/

Etiketat e lidhura

Eduard AmetiRedjon ShtyllaTrroç me Redin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 9 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 9 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 minutash

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 15 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.