Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Papa: Të gjejmë si të krishterë një datë të përbashkët për Pashkët. Sot është koha për të besuar në një Zot të vetëm!

Papa: Të gjejmë si të krishterë një datë të përbashkët për Pashkët. Sot është koha për të besuar në një Zot të vetëm!

Aktualitet
E diel, 26 Janar 2025 06:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa kremton Lutjen e Dytë Mbrëmësore të Javës së Lutjes për Unitetin e Krishterëve në Bazilikën e Shën Palit dhe, duke kujtuar përkimin, këtë vit, të kremtimit të Pashkës në të njëjtën ditë në kalendarët Julian e Gregorian dhe 1700 vjetorin e Koncilit të parë Ekumenik, ripohoi thirrjen për një “hap vendimtar” për unitet: gjetja e njëjtës datë për Pashkët. “Kisha Katolike e gatshme të pranojë çdo zgjidhje”

R.SH. / Vatikan

Jubileu i Shpresës dhe 1700 vjetori i Koncilit të parë të madh ekumenik, Koncilit të Nikesë, ai në të cilin Etërit e Kishës miratuan Besojmën e recituar çdo të diel nga shumë të krishterë. Pastaj Pashkët që bien në të njëjtën ditë në kalendarin Gregorian dhe Julian. Është një vit i veçantë, 2025, për besimet e krishtera që sot, më 25 janar, kremtojnë Javën e Lutjes kushtuar unitetit të të krishterëve. Një unitet që Françesku, gjatë Lutjes së Dytë Mbrëmësore tradicionale në Bazilikën e Shën Palit, shpreson se nuk do të humbasë, por përkundrazi do të forcohet dhe do të arrijë në një hap“vendimtare: zgjedhjen e një date të përbashkët për Pashkët.

Sonte, në përfundim të Javës së lutjes për unitetin e të krishterëve, Papa Françesku ia kushtoi homelinë pyetje-përgjigjeve jetike për të gjithë të krishterët: a mund ta jetojmë edhe përvjetorin e Koncilit të Nikesë si thirrje për të ngulmuar në rrugën drejt unitetit? A do t’i kremtojmë sivjet Pashkët në të njëjtën ditë, sipas kalendarit Gregorian dhe Julian? A do t’i rizbulojmë rrënjët e përbashkëta të fesë dhe të ruajmë unitetin?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

T’i rizbulojmë rrënjët e përbashkëta të fesë, të ruajmë unitetin!

Nisi me kujtimin e vizitës së Krishtit në shtëpinë e Martës e të Marisë, homelia e Papës. Ndërmjet, historia e vdekjes dhe e varrosjes së Larzrit, kur Jezusi mbërrin në shtëpinë e miqve të tij. E gjithë shpresa tani duket e humbur, deri në atë pikë sa fjalët e para të Martës shprehin dhimbjen, së bashku me keqardhjen e saj që Jezusi mbërriti me vonesë: “Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ardhja e Jezusit ndez në zemrën e Martës dritën e shpresës! Ajo beson e thotë: “Por edhe tani e di se çfarëdo që ju t’i kërkoni Hyjit, Zoti do t’jua japë” (v 22). E Jezusi i flet asaj për ringjalljen nga të vdekurit jo vetëm si ngjarje, që do të ndodhë në fund të kohëve, por si diçka që do të ndodhte atë ças, sepse Ai vetë është ringjallja dhe jeta. Dhe pastaj i bën edhe një pyetje: “A e beson ti këtë?”

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh

“E ti, a e beson këtë?”

“A e beson këtë?”: pyetje e shkurtër por sfiduese. Ky takim i ëmbël i Jezusit me Martën, të cilin e dëgjuam sonte në Ungjill, na mëson se, edhe në çastet më të shkreta, nuk jemi vetëm dhe mund të vazhdojmë të shpresojmë:

Jezusi jep jetë, edhe kur duket se çdo shpresë është zhdukur. Pas një humbjeje të dhimbshme, një sëmundjeje, një zhgënjimi të hidhur, një tradhtie ose përvojash të tjera të vështira, shpresa mund të lëkundet; por  secilit prej nesh, që mund të përjetojë çaste dëshpërimi ose të takojë njerëz që kanë humbur shpresën, Ungjilli i thotë se me Jezusin shpresa rilind gjithmonë, sepse Ai gjithmonë na ngre lart nga hiri i vdekjes, e na jep forcë për të filluar udhëtimin, për ta rinisur përsëri.

Mesazh shprese

Vëllezër e motra – kujtoi në vijim të homelisë Papa – edhe kjo është shumë e rëndësishme për jetën e bashkësive të krishtera, të Kishave tona dhe të marrëdhënieve tona ekumenike. Ndonjëherë na pushton lodhja, çkurajohemi nga rezultatet e përpjekjeve tona, na duket se edhe dialogu e bashkëpunimi mes nesh janë pashpresë, gati të destinuara për vdekje dhe, e gjithë kjo, na bën të rijetojmë të njëjtin ankth, si Marta; por Zoti vjen. A e besojmë këtë? A besojmë se Ai është ringjallja dhe jeta? Kush i mbledh përpjekjet tona dhe na jep gjithmonë hirin për të rifilluar udhëtimin së bashku?

Ky mesazh shprese është në qendër të jubileut që filluam. Shën Pali Apostull, kthimin e të cilit në Krishtin e kujtojmë sot, u pati thënë të krishterëve të Romës: “Shpresa nuk zhgënjen, sepse dashuria e Perëndisë u derdh në zemrat tona përmes Shpirtit Shenjt, që na u dhurua (Rom 5:5). Të gjithë morëm të njëjtin Shpirt, e ky është themeli i udhëtimit tonë ekumenik”.

Përkim me rëndësi, me 1700 vjetorin e Koncilit të Nikesë

Më pas Papa u ndalua kryesisht tek ky Vit Jubilar i Shpresës që, i kremtuar nga Kisha Katolike, përkon me përvjetorin e një rëndësie të madhe për të gjithë të krishterët: 1700- vjetorin e Koncilit I të madh Ekumenik, Koncilit të Nikesë. Ky Koncil ruajti unitetin e Kishës në një kohë shumë të vështirë. Etërit pjesëmarrës e miratuan njëzëri Besojmën, që shumë të krishterë e thonë edhe sot, sidomos çdo të diel, gjatë Eukaristisë:

“Është besojmë e përbashkët, e cila shkon përtej të gjitha përçarjeve që plagosën Korpin e Krishtit gjatë shekujve. Prandaj, përvjetori i Koncilit të Nikesë përfaqëson një vit hiri, një mundësi për të gjithë të krishterët që luten me të njëjtën Besojmë, e besojnë në të njëjtin Zot”.

T’i rizbulojmë rrënjët e përbashkëta të fesë

Pas kësaj, thirrja e Papës: t’i rizbulojmë rrënjët e përbashkëta të fesë, të ruajmë unitetin! Të dashur vëllezër dhe motra, kjo fe e përbashkët është  dhuratë e çmuar, por edhe sfidë. Përvjetori nuk duhet festuar vetëm si “kujtesë historike”, por edhe si angazhim për të dëshmuar bashkësinë në rritje ndërmjet nesh.

Duhet të sigurohemi, që të mos e lëmë të na ikë, të ndërtojmë lidhje të forta, të kultivojmë miqësi të ndërsjelltë, të jemi endës të bashkimit dhe të vëllazërisë. Në këtë Javë të Lutjes për Unitetin e Krishterë ne mund të  jetojmë edhe përvjetorin e Këshillit të Nikesë si thirrje për të ngulmuar në rrugën drejt unitetit. Providencialisht, këtë vit Pashkët do të festohen në të njëjtën ditë në kalendarin Gregorian dhe Julian, pikërisht në këtë përvjetor ekumenik.

Thirrje për një hap vendimtar drejt bashkimit

Përsëris thirrjen, që kjo rastësi të shërbejë si kujtesë për gjithë të krishterët për të hedhur një hap vendimtar drejt unitetit, rreth një date të vetme, të përbashkët për Pashkët – theksoi Papa.

Të lutemi së bashku

Françesku e vijoi homelinë duke i shprehur mirënjohjen Metropolitit Polikarp, përfaqësues i Patriarkanës Ekumenike, Kryepeshkopit Ian Ernest, përfaqësues i Bashkimit Anglikan, që po përfundon shërbimin e tij të çmuar e për të cilin – kujtoi Papa – jam shumë mirënjohës, si dhe përfaqësuesve të kishave të tjera, që po marrin pjesë në këtë flije mbrëmësore lavdërimi.  E theksoi: “Është e rëndësishme të luteni së bashku dhe prania juaj këtu, këtë mbrëmje, është burim gëzimi”.

Përshëndes edhe studentët e mbështetur nga Komiteti Katolik për Bashkëpunim Kulturor me Kishat Ortodokse – kujtoi Papa në përfundim të homelisë – si dhe Kishat Ortodokse e shumë grupe të tjera ekumenike, si edhe shtegtarët, që erdhën në Romë për këtë festë. Secili prej nesh, si Shën Pali, ta gjejë shpresën te Biri i mishëruar i Zotit dhe t’ua ofrojë të tjerëve, kudo që shpresa është zhdukur, jetët janë thyer e zemrat,  pushtuar nga fatkeqësitë (krh. Predikimi në Meshën e Krishtlindjeve Prag Krishtlindjesh, 24 Dhjetor 2024).

Sot është koha për të besuar në një Zot të vetëm!

Në Jezusin shpresa është gjithmonë e mundshme – theksoi në fund të homelisë Papa – Ai  mbështet shpresën e shtegtimit tonë të përbashkët drejt Tij. E rikthehet pyetja që bëri Marta e që sonte na drejtohet ne: “A e beson këtë? A besojmë në bashkimin me njëri-tjetrin?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.