Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pse Shqipëria mund të presë deri në 50 mijë studentë të huaj

Pse Shqipëria mund të presë deri në 50 mijë studentë të huaj

Aktualitet
E premte, 20 Dhjetor 2024 21:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nga Selami Xhepa*-

Në tri dekadat e tranzicionit, arsimi i lartë në Shqipëri ka synuar të reformohet në kurrikulën arsimore dhe teknologjinë e mësimdhënies. Ndryshimet në programet mësimore dhe përshtatjet e kurrikulës mësimore janë orientuar nga ndryshimet që kanë ndodhur në mjedisin e huaj, dhe deri diku, edhe kërkesat e brendshme të tregut të punës. Duke mos pasur një treg pune dinamik dhe konkurrues, fatkeqësisht universitetet kanë bazuar mësimdhënien më shumë në qasjen teorike, duke mos pasur po ashtu edhe mundësinë e një harmonizimi më të mirë me qasjen aplikative, siç është praktika e universiteteve, në vendet e zhvilluara. Aktualisht ka dy momente të rëndësishme që mund të shërbejnë si shtysë për të vazhduar procesin e reformimit në arsimin e lartë:

Së pari, ndryshimet që kanë ndodhur në tregun e brendshëm të punës e kanë rritur shumë më tepër interesin e sektorit privat për të bashkëpunuar me universitetet për formimin e profesionistëve të ardhshëm. Rritja e kërkesave për punë dhe profesionistë të aftë e ka shtyrë sektorin privat drejt kërkimit të punëtorëve dhe profesionistëve nga tregjet e huaja. Pra, ka një kërkesë të lartë të tregut të punës për më shumë profesionistë të kualifikuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së dyti, gjatë këtyre viteve, përkundrejt një arsimi pothuajse të mbyllur ndaj studentëve të huaj, ka ndodhur një rritje e vazhdueshme e “Credit-mobile students” të ardhur veçanërisht në kuadër të programeve “Erasmus Exchange”. Vetëm në UET kanë ardhur më shumë se 100 studentë nga vende e universitete të ndryshme europiane (dhe kanë shkuar jashtë vendit 400 nga studentët tanë).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dyja këto zhvillime besojmë se kanë hedhur bazat e kalimit në një fazë të re, atë të ndërkombëtarizimit të plotë të universiteteve, duke shkuar drejt tërheqjeve të studentëve të huaj për kryerjen e plotë të një cikli apo disa cikleve të studimeve universitare, si dhe mundësive të shtuara edhe për sektorin privat vendas duke i diversifikuar ato për tregun e punës.

Në dekadat e fundit, vendet e zhvilluara kanë filluar të konkurrojnë agresivisht për tërheqjen e studentëve të huaj, duke krijuar politika lehtësuese për sa i përket studimit në universitetet e tyre. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Gjermania, etj., po ofrojnë mundësi të shumta bursash, procese të thjeshtuara për viza dhe akses më të lehtë në tregun e punës për studentët ndërkombëtarë. Numri i studentëve ndërkombëtarë në botë ka arritur 6.4 milionë në vitin 2023, nga 2 milionë që ishin në vitin 2020 dhe që shënon rritje të vazhdueshme vit pas viti. Kryesisht janë vendet e zhvilluara ato që kanë tërhequr më shumë studentë, por edhe vendet e rajonit janë tashmë pjesë e kësaj gare. Për shembull, Serbia kishte mbi 12,000 studentë ndërkombëtarë në vitin 2023, ndërsa Maqedonia e Veriut kishte rreth 4,800. Në kontrast, Shqipëria ka tërhequr vetëm më pak se 2,000 studentë të huaj në të njëjtin vit. Tërheqja e studentëve të huaj sjell përfitime të rëndësishme në shumë aspekte: Së pari, kjo do të krijonte një presion pozitiv për vetë universitetet, që ato të reformohen në vazhdimësi dhe të jenë më të hapura prej konkurrencës nga jashtë. Kjo i vjen në ndihmë objektivit të qeverisë për të reformuar në brendësi veçanërisht universitete publike. Do të krijohej një ambient multikulturor që do të rriste interesin për edukim cilësor edhe nga studentët tanë. Cilësia e arsimit do të përmirësohej ndjeshëm.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 3 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 4 orësh

Së dyti, do të kishte një ndikim afatshkurtër, pasi një komunitet i studentëve të huaj do të ndikonte në rritjen e tregut të brendshëm, fuqisë blerëse dhe ekonomisë së vendit.

Së treti, në një periudhë afatgjatë, studentët që do diplomohen në Shqipëri, do të jenë një kontingjent potencial për sektorin tonë privat. Në të kundërt, ata që largohen do të kishin një efekt përhapës “spillover” në vendet e huaja.

Sfida, pikësëpari qëndron tek vetë universitetet, duke nisur nga programet e reja mësimore në gjuhë të huaja, krijimi infrastrukturës së përshtatshme për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre e deri te rekrutimi i stafeve akademike të aftë për mësimdhënie në gjuhën e huaj. Por, mbështetja e qeverisë dhe lehtësimi i proceseve burokratike mbetet sfidë reale. Që nga pajisja me viza qëndrimi për studim, lehtësitë në tregun e punës që studentët e huaj të kenë mundësi të punojnë part-time, njohja e dokumentacionit arsimor të vendeve të tjera nga Ministria e Arsimit (diploma, dëftesa, kreditë, etj.), kërkojnë që administrata publike të ndërtojë një qasje miqësore ndaj studentëve ndërkombëtarë dhe të ndryshojmë praktikat e derisotme që janë shumë penguese ose dhe bllokuese. Kjo është një konkurrencë që edhe vendet e rajonit janë në një garë dhe nuk ka arsye që Shqipëria të mos jetë konkurrente e denjë në këtë treg. Tërheqja e studentëve ndërkombëtarë është një garë që duhet fituar brenda dekadës së ardhshme nga Shqipëria. Vendi ynë i ka kapacitet të tërheqë dhe të presë deri në 50 mijë studentë të huaj.

*President i Universitetit Europian të Tiranës

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.