Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raiffeisen nuk shitet, grupi austriak konfirmon zyrtarisht se do të qëndrojë në Shqipëri

Aktualitet E enjte, 20 Tetor 2022 22:32
Raiffeisen nuk shitet, grupi austriak konfirmon zyrtarisht se do të qëndrojë në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Grupi austriak Raiffeisen konfirmoi zyrtarisht ditën e sotme se do të qëndrojë në Shqipëri, duke përgënjeshtruar zërat e muajve të fundit që e jepnin filialin shqiptar drejt shitjes.

Në një njoftim zyrtar të bankës, Kryetari i Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, Peter Lennkh, u shpreh se Raiffeisen Bank International nuk do të largohet nga tregu shqiptar.

“Javët e fundit janë përsëritur spekulime për të ardhmen e Raiffeisen Bank sh.a. Prandaj, në funksionin tim si Kryetar i Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank sh.a., dëshiroj të sqaroj se Raiffeisen Bank International nuk synon të largohet nga tregu shqiptar. Banka jonë ka një pozicion të fortë në treg dhe gëzon një reputacion të lartë dhe vlerësime shumë të mira nga klientët tanë. Për më tepër, ne kemi një pikëpamje pozitive për zhvillimet e ekonomisë së Shqipërisë, e cila mbështetet nga perspektiva e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë klientëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha z.Lennkh.

Në vijim të prononcimit të Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, Christian Canacaris iu drejtua me një mesazh stafit të bankës.

“Ne besojmë te ju dhe përkushtimi i gjithësecilit prej jush. Së bashku do të vazhdojmë të përmbushim Misionin dhe Vizionin tonë për të transformuar inovacionin e vazhdueshëm në një eksperiencë të shkëlqyer për klientët tanë dhe për të qenë grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare në vend. Mezi po pres të festojmë së bashku përvjetorin e 20-të të Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe të gjitha arritjet tona,” thuhet në mesazhin e z.Canacaris.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prej muajsh në treg qarkullonin zëra se Raiffeisen Shqipëri ishte në negociata për tu shitur tek një nga grupet më të mëdha të biznesit shqiptar. Për shumë ekspertë, largimi i mundshëm një grupi të rëndësishëm si Raiffeisen do të ishte një zhvillim negativ për sektorin bankar shqiptar, për shkak të standardit që grupi austriak përfaqëson dhe rolit që ka pasur në zhvillimin e tregut bankar në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktualisht, Raiffeisen Bank është banka e tretë më e madhe në tregun shqiptar dhe një nga katër bankat me rëndësi sistemike në vend. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti Raiffeisen Bank zotëronte 15.2% të tregut bankar në Shqipëri, për një total aktivesh prej 275 miliardë lekësh ose 2.35 miliardë eurosh. Raiffeisen është njëkohësisht banka e dytë më e madhe huadhënëse e ekonomisë, me një portofol total prej 113 miliardë lekësh ose 16.6% e kredisë totale të dhënë nga sektori bankar shqiptar deri në mesin e këtij viti.

Mund t'ju interesojë

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Para 2 orësh
Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në b...

Para 3 orësh
VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Para 3 orësh

Grupi Raiffeisen hyri në Shqipëri në vitin 2004, kur finalizoi privatizimin e Bankës së Kursimeve. Hyrja në treg e Raiffeisen i dha një shtysë të fortë rritjes së sektorit bankar në Shqipëri, sidomos deri në vitin 2009, kur në treg filluan të shfaqeshin pasojat e krizës financiare globale.

Pas vitit 2011, Raiffeisen vendosi gradualisht të zvogëlonte madhësinë e bankës së saj në Shqipëri, për shkak të forcimit të kërkesave të rregullatorëve lidhur me asetet që grupet bankare zotëronin jashtë Eurozonës. Edhe si rezultat i kësaj qasjeje, zërat për një shitje të mundshme të Raiffeisen Bank Shqipëri kanë qenë të shpeshta në dekadën e fundit.

Për periudhën 2011-2019, pjesa e tregut të Raiffeisen zbriti gradualisht nga 29% në më pak se 15%. Por, pas vitit 2020, Raiffeisen ka dhënë sinjale se i është kthyer një cikli të rritjes së biznesit. Gjatë vitit 2021 dhe në pjesën e parë të këtij viti vlera e aseteve të bankës dhe pjesa e saj e tregut i janë kthyer rritjes

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 3 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 3 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 3 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 10 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 7 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 6 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.