
Shqiptarë nga jugu në veri, janë solidarizuar dhe kanë dhënë mesazhe mbështetjeje për RTV Ora pas gjobitjes nga ISHSH dhe kërkesës për mbylljen e sinjalit televiziv.
Në Durrës
”Lëreni të lulëzojnë të gjitha mediat, lëreni të flasin dhe populli zgjedh atë që do. Diktatorët nuk duan që të dalin lajme të cilat ata nuk i duan. Do të mbyllë çdo gojë o me pranga ose gjoba me heqje licenca”.
“Rama do të ketë vetëm ERTV por Ora nuk është ERTV dhe ky është problemi dhe ai do të mbyllë çdo”.
Uthulla po u prish do thyejë poçen e vet dhe atij I ka ardh koha për të thyer poçen e vet. Nuk është Ora por kushdo që do i dalë kundra ai do e mbyllë e do i bëjë të keqen”.
Në Elbasan
“Më turp se kaq, më zi se kaq nuk ka ku shkon. Të presësh fjalën e lirë je në prag të diktaturës. Ky nuk ka për ta mbyllur televizionin por I bën presion.Ne për këtë demokraci luftuam”.
Në Korçë
“Kurrën e kurrës të mos mbyllet. Jo të mbyllet por ta falenderosh mijëra herë gazetarin për sakrificat dhe vështirësitë që ka. Po i mbylli bëhet si Enveri”.
Në Lezhë
“Vendim i padrejtë dhe akt i papranueshëm”.
Në Fier
“Mediat nuk duhen mbyllur është e gabuar. Është stacioni më I dëgjuar për ne”.
Në Vlorë
“Ata që duan të mbyllin gojën kanë problemet e tyre. RTV Ora është media më e mirë. Në vitin 2020 të bëhen këto vendime kundër medias nuk është e mirë”.
