Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Thirrja e tmerrshme e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir: Në Gazë duhet të bëhen vrasje të planifikuara!

Thirrja e tmerrshme e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir: Në Gazë duhet të bëhen vrasje të planifikuara!

Aktualitet
E enjte, 20 Gusht 2026 20:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelari gjerman dënon thirrjen e ministrit izraelit të Sigurisë për vrasjen e synuar të palestinezëve. Kritikat vijnë nga të gjitha kampet politike. Edhe Këshilli Qendror i Hebrenjve u shpreh i tmerruar.

“Mendoj se në Gazë duhet të bëhen vrasje të planifikuara”, deklaroi të hënën (17.08.) Ministri Izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, duke shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Përfaqësuesi i linjës së ashpër në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu shpjegoi se sipas tij çdo natë duhet të “eliminohen” 30-40 palestinezë. Ai tha se nuk e ka fjalën vetëm për palestinezët militantë që përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm. Ben-Gvir tha se në Rripin e Gazës “ka njerëz që nuk meritojnë të jetojnë”. “Ata madje nuk janë as njerëz”, theksoi ministri izraelit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qeveria gjermane kritikon aneksimet e mëtejshme në Bregun Perëndimor

Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi të mërkuren (19.08.) ndaj deklaratave të politikanit kontrovers izraelit. “Kancelari gjerman dënon fuqimisht thirrjet e ministrit Ben-Gvir, të cilat përçmojnë njerëzit dhe janë kundër ligjit ndërkombëtar, ato janë të papranueshme”, tha një zëdhënës i qeverisë në Berlin. Kancelari Merz është aktualisht me pushime.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Jerusalem 2026 | Itamar Ben Gvir i rrethuar me truproje në një manifestim në Jerusalem
Itamar Ben Gvir në JerusalemFotografi: Toshiyuki Fukushima/AP Photo/picture alliance

Në emër të Kancelarit zëdhënësi kritikoi edhe planet e Izraelit për të përshpejtuar më tej zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor: Merz i ndjek hapat e fundit “me shqetësim të madh”. Nuk duhet të ketë hapa të mëtejshëm aneksimi, shtoi zëdhënësi. “Izraeli si fuqi pushtuese duhet t’i trajtojë palestinezët me dinjitet, të mbrojë pronën e tyre dhe të sigurojë administratën publike dhe ndihmat humanitare”, shtoi ai.

Mund t'ju interesojë

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Para 3 orësh
Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Para 4 orësh
Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Para 4 orësh

Zëvendëskancelari Klingbeil: “Tani është kaluar vija”

Zëvendësuesi i Merzit, Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD), kërkoi pasoja për këtë deklaratë. “Këto janë deklarata që ne si qeveri gjermane nuk mund t’i pranojmë në asnjë mënyrë,” i tha ai stacionit televiziv Sat.1. Në nivel evropian po diskutohen sanksione, tha ai dhe shtoi: “Kjo tani duhet të shqyrtohet shumë seriozisht.” Gjermania megjithë solidaritetin e saj me shtetin e Izraelit, nuk duhet të heshtë. Tani “vija është kaluar vërtet”.

Eurodeputetja gjermane, Hildegard Bentele (CDU), i mbështet gjithashtu sanksionet kundër ministrit izraelit Ben-Gvir. Ajo tha se sanksionet i ka mbështetur edhe një vit më parë. “Thirrjet për eliminimin e individëve janë të papranueshme për ne në Evropë,” theksoi ajo. Shumë vende i kanë ndaluar hyrjen Ben-Gvirit.

Agjencia Katolike e Lajmeve KNA e konsideronBen-Gvirin në një profil si ndoshta “figurën më radikale” në qeverinë izraelite. Ministri i Sigurisë është shumë i diskutueshëm ndërkombëtarisht për shkak të pikëpamjeve të tij raciste, fundamentaliste fetare dhe ultranacionaliste. Prandaj, shumë vende i kanë ndaluar tashmë hyrjen e tij në territorin e tyre, ndër to Australia, Franca, Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Holanda.

Berlin 2026 | Ministri i Financave Lars Klingbeil
Lars Klingbeil kërkon sanksione ndaj Ben-GvirFotografi: Annegret Hilse/REUTERS

Zëdhënësi i politikës së jashtme në grupin parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Jürgen Hardt, mbështet thirrjen për sanksione të BE-së kundër Ben-Gvirit.

“BE duhet ta sanksionojë atë si një shenjë të ruajtjes globale të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut”, tha Hardt për revistën e lajmeve Politico. Ai është i bindur se një kabinet izraelit pa Ben-Gvirin do t’i sillte përsëri Evropën dhe Izraelin më afër.

Opozita kërkon sanksione dhe pezullimin e eksporteve të armëve

Të Gjelbrit, të cilët janë në opozitë në Bundestagun e Gjermanisë, kërkojnë gjithashtu masa të ashpra. “I bëj thirrje qeverisë federale të vendosë një ndalim hyrjeje për këtë njeri dhe të angazhohet për vendosjen e sanksioneve të ngjashme në nivel evropian”, tha kryetarja e partisë Franziska Brantner, gjithashtu për Politico.

Kjo nuk është hera e parë që Ben-Gvir dallohet me thirrje të tmerrshme për dhunë kundër palestinezëve, theksoi ajo. “Është koha që Gjermania t’u bashkohet vendeve që kanë vënë sanksione”.

Politikania e të Majtës, Lea Reisner, kërkoi në transmetuesin publik Deutschlandfunk pezullimin e të gjitha eksporteve të armëve në Izrael.

Gjermani 2026 | Josef Schuster duke folur në një event
Edhe Josef Schuster dënon deklaratat e ministrit izraelitFotografi: Moritz Frankenberg/dpa/picture alliance

Josef Schuster: “Thjesht e turpshme dhe e papërgjegjshme”

Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani reagoi gjithashtu me tmerr ndaj thirrjes së Ben-Gvir për vrasje masive të palestinezëve. “Deklaratat e Ben-Gvir janë diametralisht të kundërta me vlerat hebraike dhe dëmtojnë reputacionin e Izraelit, tha Presidenti i Këshillit Qendror për Agjencinë Katolike të Lajmeve.

“Sjellja e Itamar Ben-Gvir është thellësisht e turpshme dhe e papërgjegjshme. Kjo tregon qartë rrezikun që vjen nga forcat e ekstremit të djathtë”, tha Schuster.

Kryetarja e Këshillit të Kishës Ungjillore në Gjermani (EKD) Kirsten Fehrs i quajti deklaratat e Ben-Gvir në rrjetin social Threads “një sulm ndaj njerëzimit”. Ajo kujtoi se besimi se çdo qenie njerëzore zotëron dinjitet të patjetërsueshëm njerëzor duhet të mbizotërojë përtej kufijve fetarë sepse ata janë imazhi i Zotit. “Askush nuk mund ta japë atë dinjitet dhe askush nuk mund ta heqë atë”, tha ajo.

Nga Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore/DW/
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 3 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 3 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 4 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 4 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 7 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 4 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 7 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 3 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.