Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 09:31 Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët pas trajtimit me Zolgensma Novartis ka raportuar nëntë raste tumoresh te fëmijë që kanë marrë terapinë gjenetike Zolgensma kundër atrofisë muskulare spinale. Në dy raste ka prova gjenetike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetëflijimi i nënë e bijë në Tiranë. Ish-myftiu: Ngjarja një makabritet, nuk ka lidhje as me krishtërimin, as islamin

Aktualitet E shtunë, 4 Korrik 2020 12:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurrai ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ngjarja e rëndë në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe vajza e saj humbën jetën ndërsa vajza tjetër është në gjendje të rëndë në spital, nuk ka asnjë lidhje me krishtërimin e as me islamin.

Gurra tha se asnjë fe nuk e predikon ringjalljen.

“Kjo ishte një ngjarje e kobshme për pjesën qytetare dhe fetare në Shqipëri. As në krishtërim dhe as në islam nuk ka asnjë shkronjë, e cila nxit ose që t’ju kërkojë besimtarëve që të vetëflijohen. Përkundrazi, religjioni është kthjellësi dhe zgjedhje e lirë në raport me Zotin tënd, Zotin e gjithësisë. Të gjitha fetë predikojnë se parajsën ta bëjmë këtu dhe kudo. Është makabritet edhe fakti që ka mbajtur disa muaj në banesë. Është thjesht ngjarje e rëndë dhe pa lidhje me fenë. As Bibla dhe as Kurani nuk predikojnë vetëflijimin”, tha Gurra.

Ylli Gurra theksoi se devijimi i Kuranit dhe Biblës dërgon në ide të rrezikshme.

“Kurani dhe Bibla flasin për vdekjen. Vdekja është e pashmangshme, kjo gjë dihet. Vija ndarëse është se jeta prevalon mbi vdekjen. Janë sekte që mundet te proklamojnë edhe maskallëqe. Nuk dua të komentoj komunitetin që akuzohet, por ata kanë vetëm 100 vjet. Devijimi i Kuranit dhe Biblës janë të rrezikshme, që dërgon në udhën drejt ekstremit. Sektet qoftë brenda islamit, qoftë brenda krishtërimit nuk kanë jetë të gjatë. Sektet fetare cojnë në keq-interpretime të librave të shenjtë. Fetë tradicionale dhe librat e shenjtë Bibla e Kurani kurrë nuk flasin për vetëflijim. Akoma më e rëndë është se trupi i mumifikuar është mbajtur për disa muaj. Sekti duhet parë nëse e ka bazën tek librat e shenjtë apo janë të kota, në ide të tyre”, u shpreh Gurra.

Mund t'ju interesojë

Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët pas trajtimit me Zolgensma

Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët...

Para 3 minutash
Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 persona, pagesat me kuponë QR në dhjetor

Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 pers...

Para 33 minutash
BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara pë...

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej, Gurra vlerëson se nuk thuhet në asnjë libër të shenjtë se njeriu duhet të vetëflijohet.

“Janë raste sporadike, por në një globalizëm të tillë ku jetojmë, mund të ketë ndikime të jashtme. Unë gjykoj që institucionet fetare duhet të jenë të fuqishme, që mos të dilet nga ndikimet fetare tradicionale. Interneti mund të manipulojë më kollaj. Institucionet fetare duhet të bashkëpunojnë me shtetin. Nuk e ka askund të shkruar se duhet të vetëfljohemi, asnjë libër i shenjtë. Ringjallja është vetëm diku dhe aty thuhet se është ekskluzivitet i Jezuit, aspak dhe askund i njerëzve”, përmbylli Gurra.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

VetëflijimiYlli Gurra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët pas trajtimit me Zolgensma
Para 3 minutash

Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët pas trajtimit ...

Real Madridi shkatërron Valencian 0-3, kap Barçën në krye dhe Mourinho arrin 77% të fitoreve në La Liga
Para 32 minutash

Real Madridi shkatërron Valencian 0-3, kap Barçën në krye dhe Mourinho arrin 77% të fitoreve në La Liga

Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 persona, pagesat me kuponë QR në dhjetor
Para 33 minutash

Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 persona, pagesat me...

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit
Para 58 minutash

Fifi do të bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon lajmin e ëmbël te ndjekësit

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 18 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 16 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 11 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.