Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Zëri i Amerikës”: Protesta e pedagogëve, rrezikohet viti akademik në Shqipëri

Aktualitet E premte, 14 Tetor 2022 23:28
“Zëri i Amerikës”: Protesta e pedagogëve, rrezikohet viti akademik në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sindikatat dhe profesorët e universiteteve publike të Shqipërisë zhvilluan sot një tjetër tubim proteste në sheshin Nënë Tereza të Tiranës, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave dhe të fondeve për kërkimet shkencor.

Ata bënë të ditur se nuk do të nisin vitin akademik të hënën, nëse qeveria nuk plotëson 9 kërkesat e peticionit të tyre.

Qeveria rriti me 7 për qind pagën e pedagogëve, si dhe lejoi që me 8 për qind të tjera, universitetet të mund t’i rritin pagat nga të ardhurat e tyre.

Sindikatat dhe pedagogët e universiteteve publike të Tiranës dhe qytete të tjera protestuan sot për mosplotësimin nga qeveria të kërkesave ekonomike.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza, vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë, si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Pedagogët organizatorë të protestës njoftuan se nëse qeveria nuk reagon deri të hënën, ashtu si për javë e muaj më radhë, ata nuk do të nisin vitin e ri akademik.

“Ditën e hënë, nga ora 8 deri në 10, do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj nëpër fakultete në gjithë universitetet e vendit. Pas orës 10, sindikatat do t’u shpjegojnë studentëve pse lëvizja jonë është lëvizja e tyre. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, prindërve të tyre dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm”, thotë profesori Aleksandër Kovaçi.

Protestuesit i kanë dërguar qeverisë një peticion me 9 kërkesa një muaj më parë, të nënshkruar nga mbi 85 për qind e pedagogëve në Tiranë e rrethe.

Ata thonë se ato janë të njëjtat kërkesa që qeveria socialiste i ka mbi tryezë qysh nga viti 2019, dhe nuk i plotëson, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, aq sa aktualisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni dhe pagat e tyre dhe fondet për kërkim shkencor janë shumë më të ulëta në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe pakrahasimisht të ulëta me vendet e Bashkimit Europian.

“Kjo është një protestë për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të pedagogëve në vite. Unë i kam hyrë kësaj karriere qysh në moshën 22 vjeçare dhe nëpër vite asnjëherë nuk jam ndjerë e vlerësuar as financiarisht as profesionalisht për trajtimin që na është bërë nga qeveritë e të gjithë ngjyrave. Kriza ka ndikuar, por nuk është vetëm problemi i krizës. Mendoj se mungon vizioni për arsimin e lartë në Shqipëri për vite me radhë në Shqipëri, dhe kjo mungesë ka sjellë këtë precipitim, kur arrin elita intelektuale të dalë në rrugë. Kjo është një fatkeqësi për një komb dhe për një shoqëri të civilizuar”, thotë pedagoge Albana Deda.

Mund t'ju interesojë

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Para 2 orësh
Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në b...

Para 3 orësh
VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në tubim folën pedagogë të rinj e të vjetër, nga universitetet e Tiranës dhe të qyteteve të tjerë si dhe disa studentë, të cilët përshkruan mungesat e shumta dhe gjendjen e vështirë, ku sipas tyre, gjenden aktualisht qarqet akademike të vendit.

Ata theksuan se kërkesat e tyre janë minimale për të kthyer dinjitetin e profesoratit dhe universiteteve, ku fondet e kërkimit shkencor janë minimale dhe pagat bazë janë në kufijtë e mbijetesës.“E keqja e sfidon mendimin dhe nuk ka mendim pa arsimim. Këtë duhet ta kuptojë qeveria dhe gjithë Shqipëria. Do të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që tashmë po u bashkohen dhe mbështeten edhe nga studentët dhe opinioni publik. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, por është protest e gjithë shoqërisë shqiptare për ditë më të mira për arsimin dhe për dinjitetin e mësuesit”, thotë pedagogu Ardian Isufi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria nxiti universitetet që, falë autonomisë së tyre, të shtojnë të ardhurat dhe fondet e tyre përmes projekteve dhe aplikimeve ndërkombëtare, duke përfituar më shumë para përmes punës së tyre konkrete shkencore.

Qeveria miratoi javën e kaluar një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë ligjore për një rritje të mëtejshme prej 8 për qind nga të ardhurat e tyre.

Por pedagogët e quajtën të pamjaftueshme, dhe pohuan se rritjen e pagave bazë e kërkojnë nga qeveria në përputhje me titujt shkencorë dhe vjetërsinë në punë, por nuk mund ta bëjnë këtë rritje pagash me paratë e studentëve, të cilat u duhen kthyer atyre si shërbime universitare./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 3 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 3 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 3 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 10 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 7 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 6 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.