
Policia greke ka sekuestruar 17 kg marijuanë në Selanik. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Sikies.
Në pranga ka rënë një grek 44-vjeç, ndërkohë që në kërkim u shpall një shqiptar 50-vjeç.
Droga ishte ndarë në 17 pako me peshë 17 kg 371 gram.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një automjet që shërbente për transport.