
Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me gjendjen politike në Venezuelë, duke bërë thirrje për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Ati i Shenjtë theksoi se mirëqenia e popullit venezuelian duhet të jetë prioriteti kryesor, duke nënvizuar domosdoshmërinë e tejkalimit të dhunës dhe hapjes së rrugës drejt paqes dhe drejtësisë, gjithmonë duke ruajtur sovranitetin e vendit.
Më tej, Papa Leoni XIV vuri në dukje rëndësinë e stabilitetit, bashkëpunimit dhe harmonisë sociale, me një theks të veçantë mbi shtresat më të varfra të popullsisë, të cilat po vuajnë më rëndë pasojat e krizës ekonomike aktuale.
Kjo deklaratë e Papës vjen në një kohë të zhvillimeve të fundit politike në Venezuelë, përfshirë njoftimin nga Shtetet e Bashkuara për arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.
Si Papa i parë amerikan, Leoni XIV ka shfaqur më parë rezerva ndaj disa politikave të presidentit Donald Trump dhe ka bërë apel që SHBA-të të shmangnin përdorimin e forcës ushtarake për të rrëzuar Maduron nga pushteti.