Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Urimi i Albin Kurtit: Sfidat e sivjetme t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara

Aktualitet E martë, 31 Dhjetor 2024 21:59
Urimi i Albin Kurtit: Sfidat e sivjetme t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij për fundvit, ka numëruar arritjet gjatë vitit 2024, por edhe sfidat të cilat e kanë përcjellë vendin, përfshirë sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit  e edhe problemet e ditëve të fundit me energji elektrike.

Kurti ka thënë se viti 2024 startoi mirë me liberalizimin e vizave, e po ashtu ka përmendur luftën ndaj strukturave ilegale.

“Shumë prej strukturave ilegale tashmë janë mbyllur, sepse janë të jashtëligjshme. Sheshet në veri nuk janë më vende frike, ku banorët vrojtohen e shantazhohen për çdo lëvizje të tyre, por janë bërë hapësira që bashkohen me gjithë Kosovën – një sferë publike dinamike e një vendi në zhvillim të vrullshëm”, ka thënë Kurti në adresim.  “Edhe këtë vit kemi përjetuar një sulm ndaj shtetit tonë. E edhe këtë vit kemi treguar bashkërendim të brendshëm që na ka mundësuar t’i tejkalojmë sulmet. Këto sulme na kujtojnë dy të vërteta: se ka individë dhe grupe me qëllime keqdashëse ndaj nesh, porse vendosmëria jonë gjithmonë e tejkalon dashakeqësinë e grupeve kriminale dhe shteteve që i përkrahin ato. Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë, e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë, e cila është në një trajektore të fuqizimit”, tha Kurti.

Sa i përket problemeve me energji elektrike, ai ka thënë se nuk është rezultat “i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilën me vite e dekada nuk është investuar sa duhet”.

“Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit. Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë”, tha Kurti.

Mund t'ju interesojë

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 5 orësh
Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka ditët të numëruara

Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka dit...

Para 5 orësh
Arrestohet polici në Kavajë

Arrestohet polici në Kavajë

Para 5 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kurti tha se do të vazhdojnë përpara me më shumë forcë e vendosmëri.

“E mbyllim këtë vit me përkushtimin që sfidat e sivjetme t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara me edhe më shumë forcë e vendosmëri. E ashtu siç filluam mbarë vjet, hyjmë mbarë, së bashku, në këtë ndërrim motmotesh. Gëzuar Viti i Ri 2025, të gjithë juve të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, familjeve dhe më të dashurve tuaj!” – tha Kurti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 4 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 5 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 5 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 5 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
16 Nëntor 2026, 20:21

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 6 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.