Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:21 Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027 Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Mjedisit parashikon 3,23 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliard lekë janë planifikuar për investime. Ministri i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gjithë shqiptaria në Shkodër; paradë, performancë, muzikë rock dhe adrenalinë në “Moto Fest”

Gjithë shqiptaria në Shkodër; paradë, performancë, muzikë rock dhe adrenalinë në “Moto Fest”

Kultura
E diel, 10 Maj 2026 16:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
E ku tjetër, përveçse në Shkodër, mund të merrnin një kuptim kaq të natyrshëm bashkë “Moto Fest”, muzika rock dhe adrenalina e lirisë?!
Për dy ditë me radhë, qyteti i traditës, kulturës dhe ritmit bohem u shndërrua në kryeqytetin shqiptar të motorëve, ku gjëmimi i “Harley”-ve, tingujt e kitarave elektrike dhe energjia e një feste të pazakontë elektrizuan rrugët, sheshet dhe mbrëmjet e Shkodrës.
Qindra motoristë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora mbërritën në qytetin veriperëndimor jo vetëm për të ekspozuar motorët e tyre, por për të ndarë një pasion që lidhet me rrugën, lirinë, shpejtësinë dhe shpirtin rebel që muzika rock e ka shndërruar prej dekadash në mënyrë jetese.

Shkodra, me shpirtin e saj artistik dhe temperamentin që di të festojë, u bë skena ideale e këtij bashkimi emocionesh. Në çdo cep të qytetit ndiheshe ritmi i motorëve dhe pulsimi i një atmosfere që nuk ishte thjesht aktivitet festiv, por një manifestim i energjisë urbane dhe i kulturës së rrugës.
“Moto Fest” solli muzikë live, parada spektakolare, performanca dhe aktivitete që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë, duke e kthyer fundjavën në një kremte të zhurmshme, por plot jetë. Tingujt rock u përzien me aromën e asfaltit dhe kromit të motorëve, ndërsa qyteti jetoi në ritmin e një aventure kolektive.

Parada e motorëve ishte një nga kulmet e këtij organizimi madhështor. Mbi 500 motoristë marshuan nëpër rrugët e Shkodrës, në një prej eventeve më të mëdha të këtij lloji të organizuar ndonjëherë në qytet. Një lumë motorësh, dritash, flamujsh dhe entuziazmi përshkoi arteriet kryesore, duke zgjuar kureshtjen dhe admirimin e qytetarëve që kishin dalë për të përjetuar nga afër këtë spektakël të rrallë.
Në krye të paradës ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili iu bashkua motoristëve të ardhur nga trojet shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë aktivitetit edhe dimensionin simbolik të një feste që bashkon komunitete, pasione dhe kultura.
Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, motoristët sollën me vete jo vetëm motorët e tyre imponues, por edhe historitë, përvojat dhe frymën e një komuniteti ndërkombëtar që e sheh rrugën si horizont dhe udhëtimin si mënyrë për të jetuar.

Energjia, muzika rock dhe adrenalina pushtuan Shkodrën deri në orët e vona të natës. Qyteti dukej sikur merrte frymë ndryshe, i zhytur në dritë, tinguj dhe emocione që e kthyen “Moto Fest” në një spektakël të vërtetë urban. Në zemër të qytetit, mes motorëve që shkëlqenin nën dritat e mbrëmjes dhe tingujve të fuqishëm të rock-ut, Shkodra dëshmoi edhe një herë se di të jetë mikpritëse, festive dhe magjepsëse.
Sepse Shkodra nuk është vetëm qytet historie dhe tradite; ajo di të bëhet edhe qytet ritmi, pasioni dhe lirie. Dhe “Moto Fest” ishte prova më e bukur e këtij shpirti që nuk resht së jetuari me intensitet.

Mund t'ju interesojë

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtërim të ri

Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtër...

5 Nëntor 2026, 14:39

Etiketat e lidhura

albert vatajBenet BeciMoto FestShkoder
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Para 6 minutash

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 14 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 47 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 52 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.