Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 09:42 Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë dollarë Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston totale të parashikuar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tirana nuk është plaçkë për t’u djegur!

Tirana nuk është plaçkë për t’u djegur!

Kryesore
E martë, 13 Tetor 2026 23:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të protestosh është e drejtë. Të shkatërrosh qytetin është abuzim me këtë të drejtë. Aktet që përshkruhen sonte në Tiranë — dëmtimi i semaforëve dhe tabelave rrugore, djegia e kazanëve, cenimi i bizneseve private, goditje të disa makinave private me njerëz brenda dhe sulmet ndaj ndërtesave publike — meritojnë një dënim të prerë. Zemërimi politik nuk është leje për t’i vënë zjarrin kryeqytetit.

Çfarë lidhjeje ka një semafor me pakënaqësinë ndaj qeverisë? Çfarë faji ka tregtari që mban familjen me biznesin e tij? Përse qytetari duhet të ketë frikë të dalë në rrugë? Kush shkatërron pronën publike godet paratë e qytetarëve. Kush cenon një biznes privat godet punën dhe bukën e një familjeje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk mund të kërkosh një shtet më të mirë duke shkatërruar hapësirën ku jetojnë të gjithë. Nuk mund të flasësh në emër të qytetarëve ndërsa i lë në pasiguri. Dhuna e konsumon kauzën dhe ua zë vendin kërkesave të protestuesve paqësorë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Policia nuk duhet të qëndrojë spektatore përballë kaosit. Duhet të ndalojë aktet e dhunës, të mbrojë qytetarët dhe pronën, të identifikojë autorët dhe t’i vërë përpara përgjegjësisë ligjore. Me vendosmëri, brenda ligjit dhe me forcë proporcionale. Tolerimi i shkatërrimit i jep zemër atij që mendon se rruga i përket më të dhunshmit.

Mund t'ju interesojë

Rama–Veliaj, lufta që çau fasadën e PS-së

Rama–Veliaj, lufta që çau fasadën e PS-së

Para 12 minutash
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 11 orësh
Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat që qëndroj pas protestave ose ik

Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat që qëndroj pas protestave ose ik

Para 15 orësh

Edhe organizatorët duhet të flasin qartë: të dënojnë çdo akt shkatërrimi dhe të kërkojnë ndalimin e tij. Nuk mjafton të marrësh meritën për pjesëmarrjen dhe të heshtësh kur qyteti dëmtohet. Përgjegjësia politike kërkon qëndrim pikërisht në këto çaste.

Faturën e dëmeve nuk e paguan një emër abstrakt që quhet “pushtet”. E paguajnë qytetarët, edhe ata që protestojnë, edhe ata që nuk pajtohen me protestën.

Tirana është e të gjithëve. Askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng, ta shkatërrojë apo ta djegë për hesap të betejës së vet politike!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë dollarë
Para 1 minute

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë ...

Rama–Veliaj, lufta që çau fasadën e PS-së
Para 12 minutash

Rama–Veliaj, lufta që çau fasadën e PS-së

Diplomacia përballë zjarrit të luftës
Para 13 minutash

Diplomacia përballë zjarrit të luftës

Rikthehet Champions League/ Atletico sfidon Bayernin, Interi duel delikat në Holandë
Para 18 minutash

Rikthehet Champions League/ Atletico sfidon Bayernin, Interi duel delikat në Holandë

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 10 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 10 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 11 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 11 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.