Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:21 Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027 Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Mjedisit parashikon 3,23 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliard lekë janë planifikuar për investime. Ministri i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

8 prill 1937, kur Shtypshkronja Françeskane, Shkodër solli në jetë “Lahuta e Malcís”, kryeveprën e At Gjergj Fishtës

Kultura E mërkurë, 8 Prill 2026 14:08
8 prill 1937, kur Shtypshkronja Françeskane, Shkodër solli në jetë “Lahuta e Malcís”, kryeveprën e At Gjergj Fishtës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Sot, më 8 prill, kur kalendari i letrave shqipe shënon përvjetorin e botimit të plotë të “Lahutës së Malcís” (1937), ne nuk përkujtojmë thjesht një libër, por lartësimin e një monumenti që u gdhend për tridhjetë vite me radhë në Shtypshkronjën Françeskane të Shkodrës. At Gjergj Fishta nuk hodhi në letër thjesht 15.613 vargje, ai thuri aty korracën mbrojtëse të qenies sonë, duke e kthyer dialektin gegë në një gjuhë hyjnore që i bën ballë harresës dhe tjetërsimit.

Ky përvjetor na fton në një reflektim të thellë mbi atë që mund ta quajmë “Bibla Kombëtare” e shqiptarëve.
“Lahuta e Malcís” lindi nga një shqetësim i madh, pothuajse metafizik. Fishta e ndjeu në “pejëzit e shpirtit” rrezikun që i kanosej trojeve arbnore teksa muzgu i gjatë osman po jepte shpirt. Në atë horizont të mjegullt, ku shfaqeshin hijet e huaja që kërkonin të copëtonin Hotin, Grudën dhe Plavën, Fishta thirri në ndihmë muzat e maleve.
Vepra nuk është thjesht një kronikë luftash, është një akti i mbijetesës së genit. Ajo dokumenton Lidhjen e Prizrenit, rrebeshet e Kongresit të Berlinit dhe dridhjet e Pavarësisë, duke i shndërruar ngjarjet historike në një arkivë poetike ku arti dhe historia bëhen një.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Siç vëren me mprehtësi studiuesi Behar Gjoka, kjo vepër është akti më i lartë i përfaqësimit të trinomit, Gjuhë, Fe, Atdhe. Për dekada me radhë, ideologjitë e mbrapshta tentuan t’i gjymtonin këtë trinom, duke dashur t’i “humbnin” gjuhën dhe ta linin vetëm si një binom të cunguar.
Por gjuha e “Lahutës” është e pamposhtur. Ajo është “pallati më i lartë” i shqipes, një ndërtesë epike ku çdo varg i tetërrokësh tingëllon si goditje çekani mbi kudhën e historisë. Fishta nuk shpiku një botë, ai e mori lëndën nga eposi popullor dhe e ngriti atë në shkallën e një letërsie botërore, duke u bërë, siç thotë Prof. Xhevat Lloshi, arkitekti i një “ndërtese epike letrare” që i bën nder familjes së poemat homerike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historia e pritjes së kësaj vepre është po aq dramatike sa vetë poema. Ka një dhimbje të thkshme në mënyrën se si “Lahuta” u trajtua pas Luftës së Dytë Botërore:
Ata që e lexuan: E çmuan si “Vade Mekum” (udhërrëfyes) të çdo atdhetari dhe si një “monument klasik të rodit trako-ilir”.
Ata që e mohuan: E etiketuan si reaksionare ose e hodhën si “leckurinë” pa vlerë, shpesh pa e lexuar fare, vetëm sepse arti i Fishtës ishte një pengesë e pakapërcyeshme për doktrinat internacionaliste që kërkonin të fshinin kufijtë e identitetit kombëtar.

Mund t'ju interesojë

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtërim të ri

Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtër...

5 Nëntor 2026, 14:39

“Kryevepra e tij, ‘Lahuta e Malcís’, është çmuar si Bibël kombëtare dhe është quajtur: përmendore kombëtare, monument klasik i rodit trako-ilir; udhëndriçues për ata që dëshprohen…” — Rexhep Qosja
Sot, kur pluhuri i ideologjive ka rënë, “Lahuta e Malcís” na shfaqet e pastër, si një klithmë lajmërimi që vjen nga thellësitë e shekujve. Ajo mbetet udhëndriçuesi ynë në kohë rreziku, dëshmia e gjallë se gjuha shqipe është streha e fundit dhe më e sigurt e një kombi.
Rileximi i Fishtës në këtë 8 prill nuk është thjesht një akt ceremonial, por një ribashkim me veten. Është pranimi i një trashëgimie që na kujton se, përderisa të ketë frymë shqiptare që shqipton vargjet e tij, “Lahuta” do të vazhdojë të kumbojë si shpirti i pavdekshëm i Arbërit.

Etiketat e lidhura

"Lahuta e Malcís"8 prill 1937albert vatajkryeveprën e At Gjergj FishtësShkoderShtypshkronja Françeskane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027
Para 7 minutash

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 15 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 49 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 53 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.