Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 12:22 Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencën për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të dy ndeshjeve të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Mjeshtri i Madh”, Sandër Ruçi sjell “Pikante” në Teatrin “Migjeni” për të tamëltuar shpirtin shkodran me humor dhe këngë

Kultura E hënë, 22 Shtator 2025 22:56
“Mjeshtri i Madh”, Sandër Ruçi sjell “Pikante” në Teatrin “Migjeni” për të tamëltuar shpirtin shkodran me humor dhe këngë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
“Pikante” nuk erdhi në jetën artistike të Shkodrës thjesht si një shfaqje me humor dhe muzikë, por si një ngjarje shpirtërore që i’a behu për t’u bërë pjesë e harmonishme e dinamizmit të veprimtarisë kulturore të Shkodrës, si një freski e gjallë e kujtesës dhe një shenjë e rilindjes. Ajo solli me vete aromën e humorit të pastër dhe tingujt e këngës së ngrohtë, duke i dhënë qytetit jo vetëm një rikthim tek rrënjët e artit, por edhe një ridimensionim të asaj çka Shkodra përfaqëson në thelbin e saj, një kryeqendër të pashterrshme të kulturës dhe të bukurisë shpirtërore. Nëpërmjet kësaj shfaqjeje u manifestua përmes një pritjeje plot ovacione, një akt i dyfishtë, ruajtja e një trashëgimie që është thesar i përjetshëm dhe shpërfaqja e brezave të rinj që mbartin flakën e korifenjve, duke e kaluar atë si një pishtar nëpër kohë dhe gjenerata, për të fuqizuar statusin e Shkodrës si një tempull arti.

Sandër Ruçi, një nga figurat më sopikature të humorit shkodran, mbetet emblemë e një plejade të artë që ka ngjizur e përjetësuar historinë e një prej traditave më krenare të qytetit, humorin e tij fisnik e të hollë. Me kthimin nga Amerika, ai solli jo vetëm praninë e tij, por një ndriçim të ri, një rizbukurim të Shkodrës, një përqafim të publikut me spektaklin, festën dhe të qeshurën që shëron. Duartrokitjet që mori ishin më shumë se mirënjohje, ishin dëshmi se Shkodra jeton në art dhe për art, se ky qytet ka qenë, është e do të mbetet një tempull i gjallë i skenës, një vatër ku arti i vërtetë nuk shuhet kurrë, por rilind e përtërihet me çdo brez.

Shfaqja “Pikante”, e ngjitur në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shndërrua në një festë të gjallë shpirtërore, ku humori, muzikaliteti dhe satira u bashkuan për të rigjallëruar një traditë të rrënjosur thellë në zemrën e qytetit. Si një premierë e veçantë, ajo erdhi për të mbushur sallën me dritë dhe të qeshura, duke i dhënë publikut shkodran dhe mysafirëve të saj, kënaqësinë e një takimi me artin e mirëfilltë.

Nën autorësinë dhe regjinë e “Mjeshtrit të Madh” Sandër Ruçi, një prej ikonave të humorit dhe skenës shqiptare, “Pikante” u realizua me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe produksionit “Sandri Company”. Ruçi, me finesën e tij të njohur, ndërtoi një mozaik situatash komike dhe batutash therëse, ku realitetet e përditshme u shpalosën me syrin kritik të artistit, por gjithmonë të mbështjella me velin e ngrohtë të humorit.

Personazhet e larmishëm dhe skenat plot gjallëri krijuan një ndërthurje të hollë mes satirës dhe ndjeshmërisë, duke gjetur jehonë të natyrshme në zemrat e spektatorëve. Çdo skenë ishte një pasqyrë ku publiku shihte vetveten dhe komunikonte gjallërisht me skenën, dhe çdo batutë ishte një kujtesë e ëmbël e realitetit të përbashkët.

Sandër Ruçi, një emër i skalitur në kujtesën e teatrit shqiptar, solli në “Pikante” jo vetëm përvojën e gjatë dhe mjeshtërinë e tij regjisoriale, por edhe një ndjeshmëri të hollë ndaj ritmit të humorit, asaj vale të brendshme që e bën publikun të qeshë e të mendojë në të njëjtën kohë. Me dorën e tij të sigurt, Ruçi arriti të nxjerrë në pah ato të vërteta të vogla, të përditshme, që shpesh mbeten të pathëna, por që na përkasin të gjithëve.
Ky event, edhe pse mbeti kryesisht i përjetuar brenda kufijve të Shkodrës për nga mediatizimi dhe jehona publike, pati një domethënie shumë më të thellë, ai ishte një dëshmi e fuqishme se arti nuk matet me sa hapësirë zë në kronikat e zhurmshme apo në klikimet e propagandës digjitale. Ai matet me përjetimin e publikut, me duartrokitjet që ngrihen si një valë falënderimi, me gëzimin dhe reflektimin që mbeten brenda shpirtit të spektatorëve edhe pasi dritat e skenës shuhen.

Në fund, “Pikante” tregoi se arti është gjithmonë vepër e artistëve, e përkushtimit dhe pasionit të tyre, dhe jo një produkt i marketingut të rastësishëm. Teatri “Migjeni” u bë sërish dëshmitar i kësaj të vërtete, duke rikthyer besimin se Shkodra mbetet jo vetëm djep i humorit dhe kulturës, por edhe një qendër ku arti gjallon me dinjitet dhe shpirt.

Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se jo të gjithëve u pëlqejnë “pikantet”. Ka nga ata që shijen e artit e matin me shtrirjen e thjeshtë të buzëqeshjes, jo me thellësinë e mesazhit që ajo mbart. Dhe pikërisht këtu qëndron veçantia e kësaj shfaqjeje: “Mjeshtri i Madh”, Sandër Ruçi e solli “Pikanten” si një ushqim të pasur e të shëndetshëm për shpirtin, një përzierje të hollë humori e kënge që jo kushdo mund ta shijojë, por që ata që dinë të ushqehen me artin e vërtetë, e ndjejnë si nektar jetëdhënës.

Kjo shfaqje nuk ishte një argëtim kalimtar, por një ofertë e guximshme që e vendos humorin dhe këngën në piedestalin e merituar, si dy kolona madhështore mbi të cilat ngrihet tempulli i artit shkodran. Dhe për ata që dinë të shohin përtej sipërfaqes, “Pikante” mbetet një thirrje për t’u rikthyer te thelbi: arti nuk është vetëm zbavitje, por ushqim i mendjes dhe balsam për shpirtin.

Mund t'ju interesojë

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtërim të ri

Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtër...

5 Nëntor 2026, 14:39

Etiketat e lidhura

“Mjeshtri i Madh”albert vatajmigjeniSandër RuçiShkoder
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit
Para 2 minutash

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS
Para 13 minutash

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 26 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 33 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 16 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 23 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.