Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrugëtimi i kujtesës historike në përvjetorin e Mehmet Pashë Derallës

Kultura E enjte, 19 Gusht 2021 05:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me rastin e 175-vjetorit të lindjes së ministrit të parë të Luftës dhe krijuesit të Ushtrisë së parë Shqiptare, Mehmet Pashë Deralla, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike Tetovë dhe Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë organizuan ekspozitën me foto dhe dokumente të paekspozuara më parë rreth jetës së tij publike dhe private.

Me rastin e këtij përvjetori u bë edhe promovimi i librit, kushtuar këtij personaliteti të mbrojtjes dhe shpalljes së Pavarësisë Shqiptare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në aktivitet ishin të pranishëm personalitete të shumtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Ceremoninë e hapjes së ekspozitës e përshëndetën Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, Kryetari i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, Xhavat Prespa, kuratori i ekspozitës Arsim Sinani, si edhe pasardhës të Mehmet Pashë Dërallës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë ceremoninë e përshëndeti zv.ministri, Petro Koçi, i cili ndër të tjera tha se: “Është një nder i veçantë për mua që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të marr pjesë në këtë konferencë shkencore kushtuar kësaj figure të rëndësishme të historisë sonë shtetformuese siç është Mehmet Pashë Dëralla. Zgjedhja e Mehmet Pashë Derallës në krye të Ministrisë së Luftës, sot Ministria e Mbrojtjes, nuk ishte një rastësi por një domosdoshmëri.

”Ai ishte një personalitet i padiskutueshëm në fushën e vet, një personazh me vlerë si një nga protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ministria e Luftës e drejtuar prej tij morri përsipër barrën e madhe historike, misionin e ruajtjes së Pavarësisë së vendit dhe të mbrojtjes së qeverisë së parë shqiptare duke mos patur asnjë strukture të mirëfilltë ushtarake. Kuptohet që Ministria e Luftës të asaj kohe është shumë larg përfytyrimit që ne kemi sot për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, por në ato kushte ishte më e mira që mund të bëhej”, tha Koçi.

“Jam krenar të pohoj sot se, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura vazhdojnë të përçojnë vlerat më të mira të traditës sonë patriotike, të atyre vlerave që mundësuan formimin e shtetit shqiptar”, përfundoi zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Promovimi i studimit është faza përmbyllëse e lartësimit të figurës së gjeneralit Mehmet Pashë Deralla e ardhur nga një punë e madhe kërkimore dhe disa vjeçare nga personalitete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Studimi është një përmbledhje kumtesash nga konferenca “102 vjet shtet shqiptar dhe më pas Çështja shqiptare dhe familja Deralla”, të mbajtura në Tetovë në vitin 2014. Por, përveç saj ky botim përmban edhe punime shkencore, dokumente arkivore të pa ekspozuar më parë për publikun. Pra, studimi përbëhet nga 32 punime shkencore, 12 fjalime dhe dokumente arkivore.

Gjatë promovimit të këtij botimi referuan Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar,Dorian Koçi, i cili ndër të tjera tha se: “Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i rëndësishëm i memories kombëtare është i privilegjuar të organizojë promovimin e librit “Mehmet Pashë Deralla në 175-vjetorin e lindjes (1843-2018)”. Ky promovim zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve që kemi ndërmarë në kuadër të 550-vjetorit të vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, të cilat janë tre nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar”.

Ai shtoi se ”botimi del si numër special i revistës shkencore ndërkombëtare Diskutime, e cila tashmë ka fituar një popullaritet të madh në qerthullin mbarëshqiptar. Në këtë botim janë përmbledhur aktet e konferencës shkencore “102 vjet shtet shqiptar e më pastaj. Çështja shqiptare dhe Derallajt”, që është mbajtur 5 vjet më parë në Tetovë. Referuesit e kumtesave hedhin dritë me fakte të reja mbi figurën e shquar të Gjeneral Mehmet Pashë Derallës, i cili ka hyrë në histori si ministri i parë i Luftës së Shtetit Shqiptar. Mehmet Pashë Deralla ka hyrë në memorien historike të shqiptarëve si gjenerali shtatlartë që qëndronte në ballkon në krah të Ismail Qemalit në përvjetorin e parë të ngritjes së flamurit më 1913“,u shpreh drejtori Koçi.

Në fund ai tha se ,”ndër referuesit e shumtë që kanë dhënë kontributin e tyre për të ndriçuar këtë figurë të ndritur të kombit shqiptar mund të përmendim: Arsim Sinani, Afrim Krasniqi, Bujar Dugolli, Darling Ismail Vlora, Ruki Kondaj, Ibrahim Gashi, Romeo Gurakuqi, Zaho Golemi, Ermir Nika, Qerim Lita, Proletar Hasani, Bernard Zotaj, Asllan Zemani, Ilir Zylfiu, Haxhi Ademi, Ndriçim Mehmeti, Skënder Lutfiu, Berat Murina, Man Poga, Kastriot Veselaj, Izet Abdyli etj.“, përfundoi drejtori Koçi.

Rreth kronologjisë jetësore të Mehmet Pashë Derallës foli Prof. Zaho Golemi. Gjithashtu përshëndetën aktivitetin edhe Kryetari i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, Xhavat Prespa, dhe Martin Berishaj.

Në fund të këtij aktiviteti, me një ceremoni të veçantë nga burrat e Gradecit, Muzeut Historik Kombëtar ju dhurua flamuri i familjes së Derallajve, si edhe një dosje më burime arkivore nga Stambolli mbi Mehmet Pashë Derallën./a.a/ j.p/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 7 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 9 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 21 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 28 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.